Projekti i Adriatikut/ Diskutohen idetë për menaxhimin e trashëgimisë kulturore

0
138

Një projekt për menxhimin më të mirë të sistemi të trashëgimisë kulturore është projekti i cili po dikutohet mes Muzut Historik Kombëtar, Universitetit të Macerata-s, Institutit të Arkeologjisë dhe atij Italian të Kulturës. “Projekti i Adriatikut: mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e sistemit të trashëgimisë kulturore” është projekti mbi të cilin po diskutojnë ekspertët e fushës. Qëllimi i këtij aktiviteti, i organizuar në kuadër të projektit “Adriatik” është të bashkojë përvoja të ndryshme, shqiptare dhe italiane, në çështjet e menaxhimit dhe vlerësimit të trashëgimisë kulturore, me qëllim identifikimin e projekteve të përbashkëta. Eksperët e huaj dhe ata shqiptarë janë duke diskutuar përvojat e tyre të realizuara në kuadër të aktiviteteve të financuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe rezultat i bashkëpunimit midis subjekteve publike italiane dhe shqiptare, si Drejtoria Rajonale Kombëtare e Kulturës e Gjirokastrës, Master Plani për Parkun Arkeologjik Antigonea- Adrianopolisit dhe broshura e re kushtuar atij.

Ndërsa sot në këtë proejkt zhvillohet një seminar, kulmi i aktivitetit, gjatë së cilit profesionistë dhe ekspertë nga të dy vendet do të paraqesin dhe ndajnë përvojat më interesante në këtë fushë, duke u përballur në kërkimin e objektivave të ardhshme të përbashkëta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here