Ky është telefoni android më i vogël në botë (FOTO)

0
350

foto1_1461090764-216957 foto2_1461090668-2146081

Në ditët e sotme, njerëzit duan të kenë telefona me ekrane të mëdha, edhe pse iPhone SE i Apple tregoi se ka ende treg për telefonat e vegjël.

Edhe ky iPhone i vogël duket gjigand krahasuar me një telefon të ri Android të quajtur Posh Mobile Micro X S240.

Unbox Therapy gjatë javës mori një vështrim të parë të këtij telefoni të ri, të vogël Android, i cili përmban një ekran 2,4-inç, 4GB hapësirë, 512MB RAM, një procesor me dy bërthama, kamerë të pasme- të përparme 2-megapixel dhe Android 4.4 KitKat.

Çfarë, nuk e menduat që një telefon inteligjent kaq i vogël do të kishte tipare kaq të mira?

Siç mund ta prisnit për një pajisje më ekran 2,4-inç ju nuk mund të ngarkoni ekranin kryesor me shumë ikona aplikacionesh.

Por ju gjithsesi mund ta rregulloni që të keni aplikacionet kryesore, duke përfshirë galerinë e fotove, muzikë, shfletuesin e ueb-it etj në ekranin kryesor.

Të shkruash në këtë ekran të vogël duket si një sfidë, gjithsesi, dhe me një hapësirë 4GB ju nuk do mundni të instaloni apo përditësoni një numër të madh aplikacionesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here