Itali/ Arrestohet shqiptari, bënte veprime të pahijshme në një park të mbipopulluar me fëmijë

0
135

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, pasi është denoncuar nga disa prindër që e panë të masturbohej në park.

Në kohën që ka ndodhur ngjarje, parku ishte i populluar nga fëmijë, raportojnë mediat italiane.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Venezia dhe mediat italiane duke iu referuar policisë shkruajnë se i arrestuari është me inicialet P.L, 46-­vjeç, shqiptar pa leje qëndrimi në Itali.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 15 prillit, kur disa gra ishin së bashku me fëmijët e tyre, që i kishin nxjerrë të luanin në park. Pasi panë burrin të bënte veprime të turpshme në publik telefonuan policinë.

Raportohet se edhe ndërkohë që policia mbërriti shqiptari vazhdonte i qetë të njëjtat veprime.

Ai u shoqërua në polici.

Aty rezultoi se ndaj tij ishin bërë edhe më herët denoncim për të njëjtën akuzë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here