Autizmi/ Prindërit të shqetësuar, refuzojnë vaksinimin e fëmijëve

0
195

Në Shqipëri nënat po refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre 1 vjeç me vaksinën tre valentet; kundër fruthit, rubeolës dhe shytave. Kjo për shkak se në raportin e Agjencisë Amerikane për Kontrollin e Ushqimeve dhe Barnave pranohet për herë të parë se vaksina mund të shkaktojë si efekt anësor autizmin. Në konsultoret e kryeqytetit, kjo frikë po kthehet në realitet. Mjekët pediatër pohojnë se nënat kanë dyshime se vaksina shkakton dëme dhe çrregullime në trurin e fëmijës dhe kontingjenti më i madh i refuzimeve duket se janë nënat e arsimuara. Natasha Ajazi, mjeke pediatrethekson: “ Ka prindër që e refuzojnë mënyrë kategorike vaksinimin. Deri dje ka qenë një kategori e caktuar dhe kjo ka filluar të zgjerohet. Ka edhe prindër me nivel arsimor të lartë që arrijnë në këto përfundime, që fëmijës nuk ia bëj vaksinimin pasi ajo i jep autizëm”. Sipas agjencisë amerikane FDA, vaksina Difteri-Tetanoz-Pertusis që injektohet tek fëmijët në moshën dy, katër dhe gjashte muajsh mund të shkaktojë autizëm për shkak të e një konservuesi derivat i merkurit i quajtur timerasal. Kjo do të thotë, ok nuk e vaksinove fëmijën tënd dhe mendon se ke ulur rrisqet, por ama mbart një numër të madh të rrisqeve për sëmundjet infektive, pasi ky fëmijë mund të kalojë një formë shumë të rëndë të difterisë, një formë shumë të rëndë të fruthit., një formë shumë e rëndë të pertusesit. Nëse kërkimet shkencore mund të provojnë se ky dyshim është real dhe jo një lobing vaksinë e antivaksinë; atëherë mjekësia do të përballet me skandalin më të madh në këtë sektor, por fatkeqësisht nuk mund të rikuperoj çrregullimet të spektrit autik që kanë prekur miliona njerëzve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here