Kosova, 9 vite Pavarsi/ Berisha: Përulje për Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën

0
387

Kosova feston sot  vitin e 9 si shtet i lirë dhe i pavarur.

Qindra urime kanë ardhur nga përfaqësues të shumëtë të vendit dhe nga ndërkombëtarë.

Urim të vecantë ka p[ërcjellë edhe ish kryeministri Berisha I cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” ka shprehur  mirënjohje dhe përulje për figurat e mëdha si Adem Jashari, Ibrahim Rugova e për mijëra qytetarë të cilët dolën dhe luftuan për atdheun e tyre.

Postimi I plotë:

Gezuar 9 vjetorin e Pavaresise se Kosoves!

Te dashur miq, sot qytetaret e Kosoves dhe shqiptaret kudo qe jane kremtojne diten e tyre te dyte me te madhe te lirise ne histori, pavaresine e Kosoves, diten qe na beri ne nje komb te lire.

Sot eshte dita qe te perulemi me mirenjohjen me te thelle ndaj kjutimit te ndritur te arkitektit te Kosoves se pavarur, presidentit Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe dhjetra mijera burrave dhe grave, djemve dhe vajzave qe luftuan dhe rane per t’u bere te pavdeshem, kunder pushtuesve barabare gjate shkekullit qe kaloi, per lirine dhe dinjitetin kombetar te shqiptareve, per Pavaresine e Kosoves.

Nje mirenjohje te veçante le t’u shprehim ne sot NATO-s, miqve tane, qe çeshtjen e lirise se Kosoves e bene çeshtje te lirise se tyre dhe ndermoren per çlirimin e saj kunder pushtueseve te Beogradit ofensiven ajrore me te fuqishme te Pasluftes se Dyte Boterore.

Nderim dhe urime te perzemerta per te gjithe qytetaret e Kosoves, autoritetet e saj qe ne nente vite, te ngritur si feniksi kane ndertuar vendin e tyre te pavarur, faktor paqeje, stabiliteti dhe zhvillimi ne rajon. Zoti e bekofte Kosoven dhe kombin shqiptar! Gezuar!!! sb

https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/737398389754404/?type=3&theater

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here