“Rama e ka lënë në rënie të lirë”/ Manjani: Gjuha e përdorur nga Veliaj tregon se është hajvan total

0
54

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar gjuhën e përdorur nga Erion Veliaj pas daljes nga SPAK.

Manjani e ka cilësuar si një gomar, hajvan total pasi është mësuar të flasë në publik sipas udhëzimeve që ka ndërtuar zyra e e propagandës së Ramës.

Sipas tij tashmë Rama e ka lënë Veliajn në rënie të lirë të mbrojë veten dhe të tregojë se kush është, dhe po e tregon se kush është.

“Së pari, përsa i takon fjalorit që përdor zotëria, tregon se ky është një gomar institucional dhe mua më vjen keq për gomarin, por ky është gomar në kuptimin e zhargonit, kur duam të fyejmë dikë, hajvan total.

Kur thotë buxhetin e PS-së, çfarë mund t’i thuash këtij veçse gomar, kur se di që buxheti i shtetit miratohet nga parlamenti, kurse ky e di që buxheti miratohet nga PS-ja dhe se SPAK është një institucion i PS-së.

Në kuptimin e gjuhës së përdorur tregon gormarllëk. Në kuptimin e përmbajtjes ai është në një gjendje sikleti.

Ky është mësuar të flasë në publik sipas udhëzimeve që ka ndërtuar zyra e e propagandës së Ramës. Mendon Rama se çfarë duhet të thonë këta. Kjo ka qenë qasja e derisotme. Por tani duket se në këtë rast mesa duket Rama këtë e ka lënë në rënie të lirë, të mbrojë veten dhe të tregojë se kush është, dhe po e tregon se kush është.

Gomar që nuk di të mbrojë as veten, as të lidhë dy fjalë, është bosh. Është fatkeqësi për Tiranën, qytetin, institucionin në tërësi që ka njerëz bosh si puna e këtij.

Tani ai po mendon me mendtë e veta. Këto janë mendtë e Erion Veliajt, tani ai është vetvetja.

Kjo është gjuha e tij dhe po e tregon për herë të parë që është i shkëputur nga zyra e propagandës së qeverisë dhe të PS-së”, tha Ylli Manjani. /CNA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here