Familjarët konfirmojnë se trupi i pajetë është Agim Madani, i janë gjetur dhe dy foto në xhep

0
149

Një nga personat e pajetë të gjetur në Tropojë është Agim Madani.

Burime nga policia lokale thonë se kjo është konfirmuar plotësisht edhe nga familjarë të tij.

Në polici kanë shkuar familjarë të tij, dy motra dhe vajza, pasi në rrobat e gjetura në vendin, ku u gjetën kufomat kanë qenë edhe dy foto.

Sipas të njëjtave burime rezulton se fotot kanë qenë të djemve të Agim Medanit.

Ai ka qenë në kërkim nga policia për kryerjen e një vrasje dhe disa grabitjeve.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes në këtë mënyrë, teksa po priten edhe përfundimet e ekspertizës nga ana e autoriteteve përkatëse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here