Tripoli/ Operacione të shumta nga policia, arrestohen mbi 200 emigrantë

0
160

Forcat libiane të sigurisë kanë arrestuar mbi 200 emigrantë në dy operacione të një pasnjësshme në kryeqytetin Tripoli. Emigrantët, shumica e të cilëve djem të rinj, vinin nga disa vende afrikane dhe prisnin mëngjesin për të nisur udhëtimin me varka përgjatë Mesdheut, për të mbërritur në Itali.   “Kishim pikasur dy vendqëndrimet e emigrantëve në tripoli dhe arrestuam 203 prej tyre, që vinin nga vende të ndryshme të Afrikës, dhe ishin përgatitur, madje kishin paguar që të udhëtonin nga Libia drejt brigjeve italiane” tha një zyrtar i lartë libian.   Përgjatë ditëve të shkuara, më shumë se 6 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë lundruar nga Libia drejt Italisë ndërsa sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigrim, numri i atyre që do ta shfrytëzojnë këtë rrugë brenda këtij viti parashikohet në rreth 100 mijë.   Sipas një raporti të kësaj organizate, ka një numër të konsiderueshëm të emigrantëve që kanë arritur Italinë nga Libia, si rruga më e shkurtër në krahasim me rrugëtimin nga Greqia, që prej dy muajsh ka mbyllur kufijtë.   Udhëtimi me varkë megjithatë nga Libia është i gjatë dhe i shoqëruar gjithnjë me dhjetëra viktima, shumë më shumë se udhëtimi drejt Turqisë dhe Greqisë ndërsa trafikantët e paligjshëm e kanë më të lehtë këtë rrugë.   Në vitin 2014, mbi 170 mijë emigrantë dhe refugjatë mbërritën në Itali nga Libia ndërsa në 2015 fluksi ra në 153 mijë, shoqëruar me mbi 1 milionë refugjatë që zgjodhën të udhëtonin nga Turqia dhe Greqia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here