Elda Hoti: Nëse shkarkohet Meta, qeveria “nuk ka parë asgjë akoma”

0
154

Deputetja Elda Hoti, e cila u hyri në Kuvend nga lista e LSI, pas djegies së mandateve nga deputetët e tjerë të opozitës, është shprehur në seancën e sotme kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Hoti ka dalë në mbrojtje të presidentit. Sipas deputetes, Meta është “rezistencën e fundit të demokracisë”, ndërsa kërcënoi Partinë Socialiste duke u shprehur se nëse shkarkohet Meta, atëhere qeveria “nuk ka parë asgjë akoma”.

“Kur pranova mandatin e deputetes dyshova nëse po bëja atë që duhej. Mbështesja çdo nismë të LSI, përveç djegies së mandateve. Ju kurrë nuk do ta shkarkoni presidentin, aventurat diktatoriale janë të destinuara të dështojnë. Do të jem kundërshtare për të rrëzuar rezistencën e fundit të demokracisë. Nëse do të provoni të shkarkoni kreun e shtetit, po ju them se ju nuk keni parë asgjë akoma”, u shpreh Hoti.

Ditën e sotme parlamenti ka votuar në seancën e posaçme për ngritjen e Komisionit Parlamentar që do të hetojë shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga ana e Presidentit Ilir Meta.

Për ngritjen e komisionit, 111 deputetët që ishin në seancë votuan për ngritjen e këtij Komisioni. 101 vota pro mori ky komision hetimor, 6 kundër, 3 abstenim, dhe 1 nuk mori pjesë në votim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here