AKKP: Fatura që i detyrohet shteti 5.7 miliard euro, duhet gjetur zgjidhje për pronarët

0
215

sonilaKryetarja e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Sonila Qato shpjegoi gjatë një takimi informal me gazetarët se qeveria u detyrua të hartojë një ligj që e ul faturën financiare të kompensimit të pronave në 5.7 miliard euro nga 7 që ishte parashikuar nga FMN. Parimet e së drejtës tha ajo nuk janë shkelur në asnjë rast duke iu kundërpërgjigjur kështu edhe argumentave të Presidentit Nishani që njoftoi padi në Gjykatën Kushtetuese.

Kompensimi i pronarëve me vlerën e tregut kap një shifër prej 5.7 miliardë eurosh ose 800 miliard lekë.Në një takim informal me mediat drejtuesja e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave shprehet se kjo faturë është e përballueshme për buxhetin e shtetit dhe tha se kjo është arsyeja që detyroi hartuesit e ligjit të pronave të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme.

Sipas drejtueses së këtij institucioni në 23 vite janë dhënë vetëm 4.1 miliardë lekë ndaj pronarëve dhe miratimi i formulës së re të kompesimit me vlerën e kohës së shpronësimit është e vetmja mënyrë për të zgjidhur përfundimisht problemin me pronat.Por sipas një vlerësimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar pretendimet për kompesimin e ish-pronarëve vlerësohen edhe më të larta dhe kapin rreth 70% e Prodhimit Kombëtar, që në vlerë i korrenspondon një shifër prej 7 miliardë eurosh.

Sipas ligjit, në dhjetë vitet e ardhshme buxheti do të paguaje 50 miliardë lekë ose 500 milionë dollarë, si kompesim financiar për pronarët dhe në të njëtën kohë qeveria do të vendos edhe një fond pronash, për kompesim fizik vlera e të cilave përllogaritet rreth 80 miliardë lekë ose 800 milionë dollarë.Ndërkohë përsa i përket paralajmërimit të Presidentit se do ta ankimojë ligjin e pronave në Gjykatën Kushtetuese.

Drejtuesja e Agjensisë së kthimit dhe kompesimit të pronave shprehet se ligji është hartuar duke zbatuar të gjitha të drejtat juridike .

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency