Ndodh që ke qenë tepër i zënë me punë dhe harron të kryesh disa veprime rutinë. Kështu ndodhi dhe me një polic nga Teksasi, që harroi të fikë kameran e sigurisë që kishte në uniformë dhe videoja e tij më pas upostua nga kolegët në internet.
Ryan Johnson ka kënduar me sa zë kishte në kokë teksa kthehej për në shtëpi. Këngën që e këndoi megjithë zemër teksa ndodhej në timon, ishte ‘Hello’ e Adele.
Kolegët të departamentit të policisë në Grand Saline, ia postuan pamjet e filmuara nga kamera e Johnson në faqen e tyre në Facebook, madje ia shoqëruan dhe me foto të policit në detyrë.