Debate të nxehta në “Kosova në UNESCO”/ Hashim Thaçi arsyeja e refuzimit të Kosovës

0
136

Një debat  ashpër është zhvilluar në Kosovë në forumin e organizuar si një tryezë diskutimi për pranimin e këtij shteti në UNESCO. Debati rikthehet pas refuzimit të Kosovës në UNESCO nëntorin e vitit të kaluar ku disa shtete votuan kundër pranimit të saj. UNESCO ende nuk ka publikuar asnjë informacion lidhur me veprimet që do të ndërmerren për anëtarësimin e Kosovës, por prej ky shtet ende nuk ka një vizion të qartë për anëtarësimin. Tryeza “Kosova në UNESCO”,  kishte pikërisht këtë qëllim, atë të përcaktimit të hapave të mëtejshëm dhe sugjerimet e dala nga analizat e bëra nga ekspertët. Në tryezë u shtrua çështja se një ndër arsyet e refuzimit ishte se Hashim Thaçi ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme dhe zëvendës kryeministër Kosovës, i kanë ardhur vetëm dy njohje të reja ndërkombëtare dhe emri i tij në arenën ndërkombëtare lidhet me trafikim organesh. Ndër arsyet tjera janë skandalet diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme dhe sistemi diplomatik i Kosovës ka çaluar shpesh herë dhe ka pasur edhe tjera skandale. Caroline Jager-Klein nga Universiteti Teknik i Vjenës në këtë tryezë ka thënë se kur të hyni në UNESCO automatikisht duhet të jeni të përgatitur me institucionet partnere të UNESCO-s. “UNESCO në çështjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore kërkon ekspertë dhe vazhdimisht kërkon konsultime, pra kjo është një organizatë botërore që organizohet me ekspertizë. Gjithë bota e di që keni pasur një rast paralel si Palestina që nuk është anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara mirëpo ajo ia doli të jetë anëtare e plotë e UNESCO-s. Arritja e Palestinës bazohet në parapërgatitjen e tyre para hyrjes dhe e bindën botën”. Sipas të pranishmëvë në këtë tryezë kemi të bëjmë me një moskoordinim total mes sektorëve të kulturës dhe shkencës. “Kanë kaluar dy vjet nga aplikimi në UNESCO, mirëpo gjendja e trashëgimisë kulturore është totalisht e njëjtë sikurse para dy viteve, nuk kemi lëvizur asnjë centimetër që nga aplikimi. Në 95% të lokaleve historike sot nuk kemi qasje, pra krejt kjo punë duhet të mbështetet me një menaxhim të mirë dhe sa më shumë punë”, ishin disa prej diskutimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here