Krimi në familje Vret babanë me thikë në zemër, është depresiv

0
132

Anxhela Tato

 

Autori prej 3 ditësh ishte mbyllur në dhomë, viktima i shkoi pranë për ta parë

Neurologu Beiz Boja: Në konsultën e fundit 30-vjeçari shfaqi shenja të ankthit

 

vrasja librazhd Ermir cota ferit cotaVret babanë me thikë në zemër në gjendje depresive. Krimi i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Togës të Librazhdit. Autori i krimit ka goditur babanë, pasi ishte futur në dhomë për të parë gjendjen shëndetësore të djalit depresiv. Mësohet se kohët e fundit 30-vjeçari Ermir Çota ishte bërë mjaft agresiv dhe ishin të shpeshta rastet e konfliktit dhe dhunës fizike ndaj babait të tij. Viktima ka humbur jetën 15 minuta pas transportimit në spital, për shkak të hemorragjisë nga plaga e marrë. Ndonëse ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve ka qenë e pamundur shpëtimi i jetës së 65-vjeçarit, i cili ishte goditur disa herë me thikë në zemër. Sipas policisë krimi është pasojë e çrregullimeve, pasi 30-vjeçari prej tre ditësh nuk dilte nga dhoma, dhe babai i tij Ferit Çota i shkoi pranë për ta parë. Ky ishte momenti fatal për Çotën, që si duket u bë viktimë e fiksimeve të djalit. Ermir Çota, sipas familjareve, ishte plagosur gjatë trazirave të 97-ës dhe prej asaj kohe ishte invalid, ecte me paterica. Por kjo ngjarje atij i kishte shkaktuar edhe probleme mendore, për të cilat herë pas here kryente konsulta e vizita në spitalin e Tiranës dhe të Elbasanit. Kohët e fundit ky person ishte bërë edhe agresiv. Neurologu Veiz Boja tha se vetëm disa ditë më pare ai ishte paraqitur për konsult me shqetësime të ankthit. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që do të kërkohet edhe ekspertize psikiatrike për autorin. Djali tjetër i viktimës ndodhet në burg, i arrestuar në Itali tre vjet më parë për trafik droge.

Dëshmia e banorëve

Banorët dhe fqinjët e familjes Çota kanë hedhur akuza ndaj mjekëve të spitalit psikiatrik të Elbasanit, pasi sipas tyre ata nuk e kanë parë të arsyeshme që ta mbajnë të shtruar 30-vjeçarin. “E çuan 30-vjeçarin për të bërë një kontroll në spitalin psikiatrik të Elbasanit, por mjekët nuk e panë të arsyeshme që ta mbanin të shtruar. Ky gabim i mjekëve ka sjellë edhe krimin brenda në familje”, – tregojnë banorët. Mësohet se në momentin e vrasjes, në banesë ndodheshin të gjithë familjarët, pro ka qenë e pamundur që të parandalohej krimi. Më tej ata rrëfejnë se viktima ishte shumë i përkushtuar ndaj djalit të tij, duke paguar çdo vizitë dhe ilaçet për depresion. “Djali ishte bërë agresive dhe kishte ditë që nuk dilte më nga banesa. Të gjithë e kishim frikë, pasi ai është i papërgjegjshëm dhe nuk e kupton se çfarë po bën. Ja ai sot vrau babanë dhe është totalisht pandërgjegje. Ai nuk e di çfarë bën dhe ka pasur raste kur ka rrahur prindërit, pasi është agresiv dhe i çmendur. Ai është i rrezikshëm dhe duhet të kishin mbyllur në spital, por e kanë fajin mjekët që nuk pranuan dhe ai vrau babanë e shkretë”, – vijon rrëfimi i fqinjëve.

 

Itali

Vrasja e vëllezërve Çollaku, familjarët protestë

Familjarët e dy vëllezërve Elvis dhe Melsi Çollaku, të cilët u vranë nga policia greke në kufirin shqiptaro-grek me 7 dhjetor, ditën e djeshme kanë zhvilluar një protestë pranë ambasadës shqiptare në Itali. Me pankarta nëpër duar ku shkruanin: “Duam drejtësi për vrasjen e djemve tanë”,  iu kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare për të zbardhur ngjarjen dhe të hedhin dritë mbi vrasjen e djemve të tyre. Protestës së familjarëve të vëllezërve Çollaku nga fshati Shuec i Devollit iu është bashkangjitur edhe shoqata e emigrantëve në Itali. Nëpërmjet kësaj proteste ata kanë kërkuar dhe kanë bërë thirrje njëkohësisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë duke pohuar se tashmë fëmijët e tyre janë larguar nga jeta, por ata nuk do të qëndrojnë të qetë derisa të dalë e vërteta e vrasjes së dy djemve të tyre. Me datë 15 dhjetor të vitit 2013 familjarët e dy vëllezërve Melsi dhe Klevis Çollaku nga fshati Shuec i Devollit, u nisën për në Itali për të gjetur ekspertë mjeko-ligjorë. Siç bëhej me dije familjarët e vëllezërve Çollaku do të kërkojnë ekspertë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Do marrim ekspertë të huaj për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia e Korçës e manipuloi dhe e fshehu të vërtetën e ngjarjes”, – kanë deklaruar familjarët e dy vëllezërve Çollaku të cilët humbën jetën në orët e para të mëngjesit të datës 8 dhjetor 2013. Ngjarja e rëndë ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Çollaku dhe një polic grek u shënua mbrëmjen e 7 dhjetorit në kufirin shqiptaro-grek.

 

Aleks Hajdari

“Rritja  krimit, shkaka lirimi e shumta dhe zëvendësimet në polici”

Lirimet masive në kundërshtim me ligjin të punonjësve të policisë nga detyra, për kreun e Shoqatës së Punonjësve të Policisë të liruar në 2013 Aleks Hajdari kanë sjell rritjen e kriminalitetit dhe ngjarjeve në vend. Sipas tij, këto ngjarje vijnë edhe për mungesë të informacionit nga punonjësit e rolit bazë, të cilët janë ndryshuar në emër të strukturës së re të policisë. Ndërsa për të gjithë drejtuesit apo policët e liruar nga detyra, ai premton mbrojtje ligjore falas. Lirimet masive, në kundërshtim me ligjin të punonjësve të policisë së shtetit për kreun e “Shoqatës së Punonjësve të Policisë të liruar në 2013” Aleks Hajdari kanë sjellë rritjen e kriminalitetit dhe ngjarjeve të rënda në vend. Sipas Hajdarit, heqjet nga puna dhe ndryshimi i inspektorëve të zonave, shoqërohen me mungesën e informacionit për efektivët e rinj, të cilët po përballen çdo ditë me ngjarje të rënda. Edhe ndryshimi i strukturës së forcave të rendit, për ish-drejtuesin e policisë së qarkut Durrës, Skkodër dhe Elbasan, Aleks Hajdari, nuk bëhet me lirimet nga policia të personave të trajnuar për muaj e vite të tërë, nga organizatat vendase dhe të huaja. Në këto kushte, disa nga ish-drejtuesit e liruar nga detyra, që kapin shifrën e gati 100 personave, janë bashkuar duke ngritur “Shoqatën e Punonjësve të Policisë të liruar në vitin 2013”, ku sipas kryetarit do të ofrojnë për të gjithë punonjësit e policisë mbrojtje ligjore falas. Krijimi i kësaj organizate ka ardhur edhe nga pasiviteti dhe mos reagimi i Sindikatës së Policisë së Shtetit, që e cilëson inekzistente për momentin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency