Tragjedis e Liqenit të Shkodrës, mesazh ngushëllimi nga Presidenti,Basha, Berisha,Kodheli

0
147

Ngushëllime për dy ushtarët e Forcave të Armatosura ka dhënë edhe politika.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka shprehur ngushëllimet për humbjen e dy të rinjëve, ushtarakë të FA, të cilët u ndanë nga jeta nga rrëzimi i helikopterit në liqenin e Shkodrës.Në një postim në rrjetin social FB, Kodheli shpreh dhimbjen e thellë për këtë ngjarje të rëndë.

Mesazh ngushëllimi shprehën Presidenti Nishani, kreu i PD, Lulzim Basha, Sali Berisha. Ky i fundit i kërkoi Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet.

 

 

Mimi Kodheli në FB: Floriani dhe Donaldi ishin të destinuar për të qëndruar në qiell. Qielli ishte puna, detyra, pasioni i tyre. Atje lart u prehshin!

Dhimbje, pikëllim, trishtim për humbjen e dy ushtarakëve të devotshëm, dy pilotëve të talentuar, dy djemve model për shoqërinë.

E kishin jetën përpara, por ranë në lule të moshës, në krye të detyrës.

Nuk kam fjalë të ngushëlloj nënat e tyre. Vuaj bashkë me to.

I shërbyen vendit dhe dhanë jetën për të.

Lutem për shpirtin e tyre.

Shërim të shpejtë Geraldit!

Mesazhi i ngushëllimit i Presidentit Nishani: Presidenti i Republikës, ujar Nishani, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura shpreh dhimbjen e thellë për dy viktimat e shkaktuara nga rënia aksidentale e helikopterit ushtarak sot në mesditë në Liqenin e Shkodrës, në zonën e Malësisë e Madhe.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e rrëzimit aksidental të helikopterit ushtarak në ujërat e Liqenit të Shkodrës si dhe për humbjet e jetëve të vyera të Kapiten Florian Deliaj dhe Togerit Donald Hoxha.

Në cilësinë e Presidentit të Republikës dhe atë të Komandantit të Përgjithshëm, ju shpreh ngushëllimet më të ndiera, edhe në emër të gjithë qytetarëve shqiptarë, familjarëve dhe të afërmve të dy të ushtarakëve të rënë në krye të detyrës duke i siguruar njëkohësisht se gjendem pranë tyre shpirtërisht në këto çaste të rënda e të trishtuara.

Në të njëjtën kohë i uroj shërim të shpejtë edhe ushtarit të lënduar në këtë aksident tragjik, Gerald Baramuça.

Sali Berisha në Fb: Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura, do të jenë ngahera krenare dhe mirënjohëse përjetësisht për sakrificat dhe vetëmohimin e ushtarakëve tanë.” – shprehet Kreu i Shtetit shqiptar.

Nje lajm i hidhur per Ushtrine dhe mbare kombin. Pilotet Florian Deliaj dhe Donald Hoxha rane sot ne krye te detyres gjate stervitjes me helikopterin qe drejtonin kurse ushtari profesionist Gerald Baramuca u plagos rende. Me kete rast le t’u shprehim ne ngushellimet tona me te sinqerta familjeve te deshmorve Deliaj dhe Hoxha qe rane krye te detyres dhe ti urojme sherim te plote ushtar Baramuces.

I bej thirrje prokurorise se pergjithshme te nise menjehere hetimin per te zbuluar shkaqet dhe rrethanat e renies se helikopterit dhe vdekjes tragjike te piloteve Deliaj dhe Hoxha dhe plagosjen e ushtar Baramuces.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here