Itali/ Në kërkim prej tre ditësh, gjendet 13-vjeçarja shqiptare bashkë me shoqen

0
147

Pas tre ditësh janë gjetur dy vajzat, njëra shqiptare dhe tjetra rumune, të cilat ishin zhdukur në Treviso, të Italisë. Dy 13-vjeçaret, Roxana dhe Selma të shtunën në mëngjes janë nisur për në shkollë, por në drekë nuk janë kthyer. Familjet e tyre, nisur nga kjo situatë kanë njoftuar policinë.

Vajzat janë gjetur nga një kalimtar në park, të hënën në mbrëmje, i cili më pas njoftoi në rajon. Ato janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Nga hetimet e policisë, kritikat e prindërve për rezultatet në shkollë, mund t’i kenë detyruar ato të marrin këtë vendim.

Megjithatë vajzat do të merren në pyetje, në prani edhe të një psikologu, për të mësuar më shumë detaje se ku kanë qëndruar për tre ditë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here