Një ushtar është vrarë dhe 47 të tjerë janë plagosur për shkak të një shpërthimi me bombë në një pikë ushtarake në Turqi.
Mediat turke transme tojnë se ka shpërthyer një makinëme bombë në një rajon të mbizotëruar nfa kurdët në juglindje të Turqisë. Autoritetet turke për sulmin fajësuan Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.
Ata kishin në shënjestër një pikë ushtarake në provincën Dijarbakir duke lënë të plagosur 47 persona, ku ishin të përfshirë edhe tetë civilë.
Turqia ka zhvilluar një ofensivë kundër ‘punëtorëve’ të Kurdistanit, pas një armëpushimi dy vjeçar, nga dy sulme që vranë dhjetëra persona në Ankara në vitin 2015 nga disa rebelë kurdë.