E pazakontë! Ikin dritat, ndërpritet koncerti i Jennifer Lopez në New York

0
133

Këngëtarja Jennifer Lopez ka ndërprerë koncertin e saj në New York, pasi kanë ikur dritat.

Të gjithë fansat e saj kanë patur mundësinë të dëgjojnë vetëm 4-5 këngë të idhullit të tyre, por Lopez u ka bërë një premtim.

Me anë të një videoje të publikuar në Instagram, këngëtarja është shprehur se do të mundohet ta kompesojë këtë gjë dhe se koncerti i saj do të mbahet sërish të hënën.

“E shkatërruar dhe zemërthyer që nuk mund të performoj për të gjithë ju sonte. Por koncertin do e bëjmë. Ju premtoj. Ju dua,”- shkruan ylli J Lo krahas një videoje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here