Referendumi i PS kaloi çdo limit të arsyes njerëzore, u votua në kuti ambalazhi, këpucësh dhe enë kuzhine

0
388
Referendumi për kryetarin e Partisë Socialiste, përpos dyshimeve për parregullsi dhe manipulacion me procesin e votimit, ka marrë edhe nota qesharake. Referendumi i Edi Ramës ka kaluar çdo lloj parashikimi dhe limiti të arsyes njerëzore. Anëtarët socialistë në mbarë vendin kanë hedhur votën në kuti kartoni, në kuti vaji, kuti këpuce dhe deri në enë kuzhine. Duket aq sa qesharake dhe e turpshme. Kryeministri dhe strukturat drejtuese të PS në të gjithë vendin, janë tallur me socialistët e ndershëm dhe opinionin publik shqiptar. Kryeministri Edi Rama e ka treguar hapur mungesën e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë me referendumin për mandatin e kreut të PS. Kjo mungesë serioziteti ka dëshmuar se referendumi që në nisje ka qenë një farsë, një mashtrim i kryeministrit, për t’i mbyllur gojën kundërshtarëve të tij politikë brenda partisë që ai drejton. Pamjet e fotove nga njësi të ndryshme administrative dhe bashki të vendit e pasqyrojnë qartë talljen e kryeministrit me socialistët e ndershëm. Të vetmit që e kanë marrë seriozisht këtë proces janë disa anëtarë të ndershëm të PS, të cilët kanë lënë punët e tyre, kanë lënë fëmijët e familjen dhe i janë drejtuar kutive të votimit (kuti fiktive se vetëm kuti votimi nuk mund të quhen) për të shprehur mendimin e tyre nëse duhet të ketë zgjedhje për kreun e PS kur ai është zgjedhur kryeministër. Siç duket Rama dhe drejtuesit e PS në rrethe nuk janë angazhuar për të garantuar një proces serioz edhe në dukje, pasi siç thotë Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, votimi do të jetë thjesht fiktiv dhe i trukuar. Kjo ka bërë që kreu i qeverisë të mos harxhojë kohë për disa kuti votimi, pasi ka “bindjen” e plotë se anëtarët socialistë do të rikonfirmojnë mandatin e tij si kreu i PS. Një detaj që të lë të dyshosh se procesi është manipuluar, është fakti se komisionerët i mbanin kutitë e votimit mbi tavolina, ndërkohë që ato duhet të mbahen të mëvetësuara, në vende të posaçme të sallës ku bëhet votimi. Kjo të lë të dyshosh se komisionerët gjatë votimit mund të hidhnin fletë në kuti, për të manipuluar procesin .
Procesi i votimit
Në Bashkinë e Lezhës, anëtarët socialistë kanë votuar me kuti të vogla kartoni, që në jetën e përditshme ato mund të përdoren për të futur sende nga më të ndryshmet. Nuk të krijohet aspak përshtypja se aty po zhvillohet një proces serioz votimi, por një lojë me kuti kartoni. Gjithashtu, edhe në Berat anëtarët kanë votuar me kuti të mëdha kartoni, të cilat në përditshmëri përdoren si ambalazhe. Pranë kutisë së madhe të kartonit, duket ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, e cila është deputete për Qarkun e Beratit.Pamjet sa vijnë edhe bëhen më qesharake. Në Mat anëtarët socialistë kanë votuar me kuti të sajuar, nga të katërt anët me ngjitëse. Ndërsa në Përmet anëtarët kanë votuar në enë kuzhine që përdoret nga amvisat shqiptare, në një kuti kosi. Në Gjirokastër votuesve u janë vënë në dispozicion kuti këpuce. Është për të qeshur dhe për të qarë! Ka pasur edhe nga ata që kanë ironizuar referendumin, pasi mbi fletën e votimit kanë shkruar me kapitale: Aman o Fatos Nano kthehu! Por skandali është se kutitë kanë qëndruar shumë pranë komisionerëve, ku secili kishte mundësi që të hidhet sa fletë të donte. Përveç kësaj kapakët e kutive kanë qenë në të shumtën e rasteve të hapur, duke rritur mundësitë e manipulimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here