Në fillim të këtij viti, një ekip i hulumtuesve amerikanë parashikuan ekzistimin e një planeti të nëntë misterioz.Bota e panjohur, e emëruar “Planeti i Nëntë”, mendohet të jetë 10 herë më i madh se Toka dhe planeti më i largët nga dielli – por vendndodhja e tij e saktë është e panjohur.
Prej atëherë, hulumtuesit kanë përdorur instrumente të ndryshme për të gjetur këtë planet.
Por, hulumtuesit thonë se planeti do të mund të gjendet deri në fund të këtij viti. Një projekt i nisur nga Nasa, i quajtur “Dark Energy Survey”, është duke e kërkuar vendin e duhur për gjetjen e këtij planeti.
Prej se planeti misterioz u parashikua në janar të këtij viti, të dhënat nga sonda “Cassini” e Nasa-s ka ndihmuar në kufizimin e kërkimit.
Hulumtuesit shpresojnë se deri në fund të këtij viti, në sistemin tonë diellor do të njihet edhe planeti i nëntë.