Shtyrja e Moratoriumit të Gjuetisë me 5 vjet, Federata: Dështim i ligjit

0
157

Pas vendimit të një dite më parë të Këshillit të Ministrave, për shtyrjen me 5vjet të Moratouriumit të Gjuetisë, ka reaguar Federata Kombëtare Shqiptare për Gjueti dhe Konservim. Kjo e fundit e ka cilësuar vendimin e qeverisë si dështim të zbatimit  të ligjit, pasi edhe gjatë moratoriumit 2 vjeçarë përfundoi në muajin mars, gjuetia nuk ndaloi. Më tej, federata në fjalë thotë se do të ngre padi ndaj qeverisë shqiptare në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Njoftimi i plotë
“Federata Kombëtare Shqiptare për Gjueti dhe Konservim kundërshton me forcë dhe indinjatë të thellë projekt -vendimin e publikuar dje nga qeveria shqiptare. Ndalimin e gjuetisë edhe për 5 vitet në vijim, vetëm një qeveri që dështon në zbatimin e ligjshmërisë së vet merr masa të tilla ekstreme dhe diskriminuese. Protestat tona paqësore që i paraprinë këtij vendimi shtrinë dorën për dialog dhe bashkëpunim mes palëve me vetëm një qëllim : forcimin e rreptë të ligjit dhe kontrolle rigoroze ndaj çdo abuzuesi që gjuetinë pa kriter e shfrytëzon për përfitime personale duke shkaktuar dëmtime në popullata kafshësh e shpendësh të parikthyeshme. Moratoriumi dy vjeçar i gjuetisë që përfundoi në mars 2016 nxorri në pah degradimin e këtij moratoriumi pasi gjuetia e paligjshme nuk njihte ndalim dhe kontrollet nga instancat përkatëse ishin thuajse inegzistente. Si Federatë ne ofruam disa mundësi bashkëpunimi dhe zgjidhje të arsyeshme e serioze për të mbrojtur faunën tonë për të mos kaluar në moratoriume kokëfortë. Shqetësimin tonë për këtë vendim ne do e bëjmë prezent edhe tek homologët tanë në Europë dhe kudo.  Ne si gjuetarë profesionistë pas këtij vendimi të njëanshëm do të mbrojmë dinjitetin e gjuetarëve shqiptarë duke marrë edhe iniciativat tona ligjore kundër këtij moratoriumi 5 vjecar arbitrar që na serviret. Ne po përgatisim padi ndaj qeverisë shqiptare në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut”. Themi Perri, sekretar i përgjithshëm, Federata Kombëtare Shqiptare për Gjueti dhe Konservim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here