Sistemi Elektronik i Lejeve/ Lejet e ndërtimit do të merren pas datës 20 prill online

0
239

Të gjithë ata qytetarë ose ndërtues që duan të pajisen me leje ndërtimi pas datës 20 prill mund ta marrin atë on-line nëpërmjet portalit e-Albania. Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen me qëllim krijimin dhe vënien në funksionim të Sistemit Elektronik të Lejeve. Nëpërmjet këtij do të realizohen procedurat e aplikimit për leje, si dhe procedurat e shqyrtimit apo miratimit të këtyre kërkesave. Kjo nismë është mirprituar nga ndërtuesit si një mundësi që do t’i japë fund burokracive dhe do të shkurtojë kohën e marrjes së një leje. Aktualisht sistemi elektronik i lejeve të ndërtimit është në fazën finale të testimit.Por për të mos krijuar probleme qeveria ka vendosur që deri në datën 31 gusht 2016, qytetarët mund të vijojnë të aplikojnë dhe në formë shkresore. Ndërsa, pas datës 1 shtator 2016, aplikimi, shqyrtimi dhe miratimi i lejeve do te kryhet ekskluzivisht përmes sistemit elektronik. Vendimi parashikon ndër të tjera edhe faktin se në çdo rast të mungesës së përgjigjes nga bashkia brenda 60 ditësh nga dorëzimi i kërkesës së aplikuesit, sistemi gjeneron vendim për miratimin në heshtje. Sistemi pritet të rrisë përgjegjshmërinë e autoriteteteve publike dhe të shkurtojë kohën e qytetarëve në zyra publike si dhe të rrisë gjithashtu transparencën ndaj qytetarëve. Ministria e Zhvillimit Urban po kryen trajnimin e stafeve të 61 bashkive për përdorimin e sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here