Evi Kokalari që flet për konservatorizëm, por sillet si në komunizëm.

0
166

Evi Kokalari që flet për konservatorizëm, por sillet si në komunizëm.

Evi Kokalari që tund certifikatën e konservatorizmit, retushon fotot si në komunizëm.

Në foton që ke nxjerrë Evi Kokalari janë të pranishëm edhe dy njerëz të tjerë. Ti e retushon foton duke përsëritur mjerisht mentalitetin komunist.

Kokalari flet për konservatorizëm, por ngre akuza të pabazuara mbi fakte si në komunizëm. T’i marrim me radhë; Para një viti Kokalari bëri një akuzë publike sipas të cilës unë paguhesha nga Gjallesa në krye të bashkisë për t’i bërë reklamë përmes antireklamës. Pas një viti Kokalari ndryshon kurs duke thënë se isha një nga zërat e paktë që kundërshtoja Gjallesën. Pas një viti e një ore rezultoi se ishte Kryemadhi që më kishte marrë për dore dhe më kishte çuar në kauzën e teatrit ndërkohë që Kryemadhin nuk e kam takuar ndonjëherë.

Domethënë Kokalari, që nuk ka qenë një ditë të vetme në protestën e Teatrit Kombëtar, di me siguri se çfarë ka ndodhur në këtë protestë, pasi Kokalari flet për konservatorizëm, por kryefjalë të mendimit ka formulimin ” Më tha Vasili se i kish thënë Sofika” si në komunizem.

Kokalari flet për konservatorizëm, por fyerjen dhe përbaltjen e ka argument si në komunizem. Pa u menduar dy herë kjo Konservatore e Flaktë shan këdo që i del para me formulime të tipit ” Idiot, debil, kërme, budalla etj” në mungesë të një argumenti logjik.

Evi Kokalari flet për konservatorizëm, por shpifjen e ngre në piedestal si në komunizëm. Nën sloganin ” Sapo më thanë mua ” shkruan një të pavërtetë duke thënë se jam staf i Belind Këlliçit.

Kokalari unë e kuptoj se ti lekun e ke fe. Me pak fjalë, nëse ti të tjerët i falen Zotit, ti i falesh lekut. E kuptoj edhe që koncepti i reagimit qytetar është realitet i huaj për ty, por kuptoj edhe që shpifja jote nuk mund të qëndrojë në fytyrën time.

Sikundër kam mbështetur Partinë Demokratike në 2021 pa qenë staf i brendshëm i saj, po mbështes aktualisht edhe kandidatin e opozitës reale pa qenë staf i tij, si të vetmin mekanizëm ekzistues që ka mundësinë të mbledhë vota përballë Gjalleses.

Në të vërtetë idealja do të ishte që një manekin me fytyrën e Gjallesës të hidhej publikisht në dyert e Ambasadës Amerikane, në mënyrë që mikesha jote, me të cilën haje petulla dikur Yuri Kim, të merrte mesazhin se shqiptarët nuk janë kavie, por janë njerëz dhe kanë nevojë për drejtësi.

Është hera e tretë që më vë në një stol me Adriana Kalanë. Jam shumë stola larg saj në çdo kuptim, por kjo e vërtetë do rrëfehet në një çast të dytë, pasi edhe e vërteta ka kohën e saj për t’u treguar Evi Kokalari.

Evi Kokalari ti flet për konservatorizëm, por të heq të drejtën e kundërshtise në koment si ne komunizëm.

Evi Kokalari ti flet për konservatorizëm, por hyn përdhunshëm në jetën e një njeriu që as dorën nuk i ke dhënë ndonjëherë në jetë, si në komunizëm.

Post Scriptum- Dekomunistizohu fillimisht Kokalari e mandej valëvit certifikatën e konservatorizmit.

Elona Caslli

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here