Polumbarët nuk nxorrën dot kutinë e zezë të helikopterit EC145, ndërpriten kërkimet si pasojë e motit të keq

0
131

Rezultatet e para të matjeve, por edhe kërkimeve që po bëhen në zonën ku është rrëzuar helikopteri EC 145 i ministrisë së Mbrojtjes kanë ardhur rreth orës 17:00 të se premtes.

Polumbarët dhe ekspertët që po asistojnë në ujrat e liqenit të Shkodrës kanë mundur të nxjerrin prej aty dhe t’i dërgojnë si prova materiale në komisariatin e Shkodres, njërën nga sediljet e helikopterit, një pjesë të motorit si dhe disa mbetje të tjera. Pavarësisht punës së polumbarëve nuk ka qënë e mundur nxjerrja e kutisë së zezë, edhe pse u shpresua shumë në këtë pikë.

Ndërkohë zhytjet pranë zonës ku ka rënë helikopteri janë ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike me erë dhe dallgë. Helikopteri është në një thellësi prej 5 metrash në ujë, ç’ka e ka vështirësuar se tepërmi proçesin e kërkimeve si për kutinë e zezë, por edhe materialet e tjera, e në të njëjtën kohë edhe për nxjerrjen e plotë të tij nga uji.

Duket se edhe gjatë ditës së shtunë do të vijojë puna për të bërë të mundur nxjerrjen e helikopterit nga këto ujra, ku shpresohet që kushtet atmosferike të jenë të qëndrueshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here