Përplasja e plotë në Parlament/ Brace fyen opozitën,Paloka dhe Keta tentojnë ta largojnë nga foltorja

1
130

Deputeti socialist është përplasur sot në Kuvend me ish-kryeministrin Berisha.Ndërsa Braçe po fliste nga foltorja, i drejtohej Berishës me fjalë fyese gjë që  ka shkaktuar reagime në radhët e deputetëve të opozitës, ndërsa ish-kryeministri është çuar nga vendi.Në këtë moment kryeparlamentari Meta ka ndërprerë seancën, duke kërkuar disa minuta pushim.

Debati i transkiptuar nga Standard.al

Brace akuza Berishes: si flet pa fakte dhe e quan tjetrin trafikant. Ti ke vrare.

Ristani qesh nga vendi, Brace: ja edhe ky qe qesh ketu. Ristani: rri aty mushkonje o kone.

Brace: po buce po…

Berisha cohet nga vendi dhe i drejtohet Braces : e mbron Kokoneshin se ke marr 1 milione USD.Prandaj kërcen ti tani! Prandaj leh aty!

Braçe: O Sali mos bëj si qen.Paloka cohet nga vendi gati per ta goditur nderhyn garda

Brace, Berishes pa mikrofon: o plak legen. Berisha: po ti je hajdut… Nderpriten punimet e kuvendit.

 

Rinisin punimet

PD kerkon mbledhjen e Byrose,Spaho: te mblidhet urgjentisht tani byroja.

Noka: te mblidhet tani urgjentisht, te jemi te barabarte te gjithe

Brace pret ne foltore. Meta: me duket se ju ka ardh koha per dreke.

Ne keto momente papritmas demokrati Roland Keta i turret foltores, tenton te godase Bracen

Nderpritet serish seanca

 

Jashtë parlamentit:

Berisha: Unë solla dokumente që dëshmojnë vjedhjet më flagrante dhe më të paimagjinueshme me firmat dhe vulat e tyre. Këta hidhen përpjetë dhe mendojnë se me gjuhë ordinerësh do të mund të mbulojnë vjedhjet e tyre. Unë solla dokumente zyrtare që faktojnë se Safet Gjici nga 6 tendera që mori në vitin 2013, ka arritur të fitojë 58 tendera vitin e kaluar.

Sadri Abazi nga asnjë tendër në vitin 2013, fiton në vitin 2015, 16 tendera. Solla dokumente zyrtare që faktojnë se Pjerin Ndreu nga 4 tendera që kishte fituar në 2013, fiton 16 në 2015. Dokumente origjinale në të cilat Fredi Kokoneshi, kryebashkiaku i Divjakës, dhe bashkë me deputetin kanë ndarë 1 milion dollarë, shpall fitues kompaninë me një tendër prej 337 milionë lekë, përjashton kompanitë që japin 220 milionë, 279 milion dhe këtë e fiton kompania me 317 milionë lekë. Thuhet gjerësisht se Kokoneshi, bashkë me Kokoneshin këtu në Parlament kanë fituar 1 milion dollarë.

Një rrugë me 930 metra në fshatin Lin, që quhet rruga Edi Rama, shpenzohen 9.9 milionë dollarë, në një kohë kur e gjithë rruga është prokuruar me 21 milionë dollarë. Solla fakte kur drejtori i Ujësjellësit i cakton vetes rrogën 2.5 milionë, në kundërshtim me të gjitha ligjet. Dhe lë kapar se në qoftë se ikën nga puna ka të drejtë të marrë 50 milionë lekë.

Pyetjes së gazetarëve nëse i dukej normale ajo që po ndodhte në parlament, ku deputeti demokrat Roland Keta ka kërcënuar fizikisht Braçen, por tha se kjo nuk është normale, por shtoi se normale duhet të ishte që deputetët e majtë të bënin transparencë.

Sali Berisha: Nuk kërcënon njeri zt.Keta. Normale nuk është! Normale është që ai që akuzohet, t’u thotë zgjedhësve si ka mundësi. Këtu janë 120 milionë lekë diferenca. Këtu normale është që t’u thotë shqiptarëve: ku shkojnë 1 milion e 200 mijë dollarë. Duhet të ketë transparencë për këto veprime.

Erion Braçe: Një herë të vetme do ju përgjigjem të gjithë këtyre që shajnë, duke filluar nga reshti i parë deri tek i fundit. Dhe ta kenë të qartë  që kanë dhunuar shqiptarë, kanë vjedhur shqiptarë, kanë vrarë shqiptarë. Unë nuk hyj te kjo kategori. Unë hyj tek të vrarët dhe tek të vjedhurit . Kam hyrë në parlament nga 26 maji i vrarë nga Sali bverisha dhe banda e tij. Nuk kam për ti toleruar me fjalët fyese. Fyerjet e një farë Arben Ristani dhe të një farë Sali Berishe.

Paloka erdhi për të më larguar nga podium. Kur kam kaluar 26 majin të këtij krimineli dhe 21 janarin, as më shkon në mendje të ndihemi i kërcënuar nga kjo lloj bande.

12970617_10206333404318409_1413962241_o 12962458_10206333403478388_986569057_o

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Kur shikon këtë foto habitesh se si “standardet” e hipokrizizë nuk paskan kufi……..

    -Së pari, njeriu që u përdor si “mishi i dhisë” në lëvizjen studentore dhe më pas në partine demokratike, u kthye më pas në “ustai i mishit të dhise” në demokracinë shqiptare, ka një ngjashmëri të çuditëshme me personazhin më negativ të Charles Dickens-it në novelën e tij David Copperfield(1849)-Uriah Heep, të cilin “mishi i dhisë” duhet ta këtë lexuar, si tifoz i letërsisë që prezantohet sa herë ka rast.
    Uriah Heep – Është Arkitipi i hipokritit, fillimisht një njeri i përkushtuar deri në pështirosje, si sekretari i Z.Wickfield dhe dalë nga dalë ortak i tij, ai gradualisht zbulon karakterin e tij të dobet dhe të dyfishtë të një njeriu të paskrupullt, arrogant dhe shpirtzi, deri sa mbasi falsifikon dokumentat, përvetëson pasurinë e tij dhe familjes së tij. Përfundimi? Shumë i thjeshtë. Mbasi zbulohen fallsifikimet, ai përfundon në burg.

    -Së dyti këtu është me vend referimi tek një pasazh nga nga fjalimi i Fan Nolit për moralin dhe patriotizmin, në Parlamentin e Shqipërisë(1923):
    Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.
    Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar te shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtore të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

    -Së treti, me “bëmat” e tij, “qëni që të ha tinës”, justifikon edhe përcaktimin e Fan Nolit(1924), dhe eshte perfaqesuesi tipik i pjeses me te padenje te asaj krahine, sikurse ndodh ne çdo krahine tjeter :
    A të duhen sharlatanë,
    Që të lëpihen në çdo anë,
    Që të përçajnë vatanë,
    Ke sa të duash Tropojanë.
    Noli kete percaktim nuk e ka per te gjithe tropojanet, mbasi ai ka shkruar edhe Elegji per tropojanin Bajram Curri, Dragoin e Dragobise-trim tribun i vegjelise, qe u vra nga forcat zogiste dhe agjentet serbe te prire nga Ceno beg Kryeziu, ne vitin 1925 ne Dragobi.

    Litari po mblidhet, ngadale-ngadale por pa ndaluar. Drejtesia vonon por nuk harron. Minjte po dalin nga “galeria”-jeni ne kohe te shpetoni fytyren! I uroj “mareshallit” te jetoje sa me gjate qe te provoje 313.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here