Vritet një tjetër shqiptar në Siri, familja hap dyert e mortit në Leshnicë të Pogradecit

0
135

Shkon në tre numri i të vrarëve në Siri. Një djalë i ri nga Pogradeci mësohet se është vrarë teska luftonte përkrahë organizatës terroritste ISIS. Lajmi konfiormohet nga familjarët e tij

 

Alma Çuka

 

Shtetasit shqiptarë që shkojnë në Siri për të luftuar përkrajë organizatës terroriste ISIS, tashmë janë shtuar së tepërmi. Ndërkohë mësohet se ka shkuar në 3 numri I atyre që kanë gjetur vdekjen në këto luftime. I treti konfirmohet se është një djalë i ri me emrin Almir Daci, i riu nga Pogradeci që luftonte për ISIS është vrarë në Siri. Familjarët e tij janë ata që konfirmojnë këtë lajm. Ai u shfaq para disa kohësh në një video propaganduese të Shtetit Islamik, ku paralajmëronte edhe autoritete shqiptare që duhet të kenë frikë. Ish­-imami i xhamisë në Leshnicë të Pogradecit u bashkua luftës për xhihad në Siri. 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohej për rekrutim dhe financim të terrorizmit, propagandë për terrorizëm dhe krime terrorizmi. Gjithashtu nga përgjimet e SHISH ka rezultuar se, Almir Daci ka urdhëruar vrasjen e një shqiptari që shkoi në Siri për të luftuar përkrah tij. Bëhet fjalë për Shkëlzen Dumanin, me origjinë nga Dibra, i cili iku në Siri në vitin 2013 bashkë me dy fëmijët e tij 9 dhe 11 vjeç. Duke iu referuar të njëjtat burime, i riu nga Pogradeci është përgjegjës edhe për rekrutimin në luftë të dy ish komandove shqiptarë.

 

Hapja e dyerve të mortit

 

Familjarëve të Almir Dacit i është dukur i pabesueshëm lajmi i vdekjes së djalit të tyre. Pasi e kanë konfirmuar vdekjen nga vajza e tyre që jeton në Greqi, ata kanë hapur dyert e mortit. Në Leshnicë të Pogradecit atje ku ndodhet familja e xhihadistit të vrarë në Siri Almir Daci banorët po pinë kafen e mortit. Lajmi e kanë marrë nga gruaja e terroristit e cila bashkë me fëmijët ndodhet në Siri. Ndërkohë banorët pavarësisht faktit se ish-imami njihet si xhihadist kanë vazhduar  të ndjekin zakonet, duke hapur dyert ë mortit. Ata gjithsesi nuk e pranojnë se djali i tyre të ketë qenë pjesë e ndonjë grupi terrorist. Ndërsa presin njerëzit për ngushëllim, familjarët e Almir Dacit bëjnë thirrje shtetit për të kthyer trupin e djalit të tyre të vrarë. Ndërsa ende nuk kanë një përgjigje se mund të kryhet një veprim i tillë apo jo.  Almir Daci është i treti person i vrarë në Siri nga ky fshat, të cilët kanë luftuar si xhihadistë përkrah ISIS. Nga ana tjetër deri tani bëhet e ditur se Pogradeci është rrethi më i madh që ka luftëtarë në Siri. Që prej disa vitesh shumë qytetarë shqiptarë të besimit myslimal I janë bashkuar grupit terrorist ISIS në Siri. Për këtë qëllim,pra për rekrutimin dhe dërgimin e tyre në Siri janë duke u gjykuar nga Krimet ë Rënda disa imam të vetshpallur. Gjykimi për ta ka përfunduar dhe tashmë pritet verdikti i prokurorisë për të mësuar më pas vendimin e trupës gjyqësore. Gjatë gjykimit të pandehurit  janë shprehur se nuk i tremben gjykimit dhe nëse do i kërkohej sërish do tëbënin të njëjtën gjë, do të dërgonin në Siori luftëtarë. Ata janë shprehur se një gjë të tillë e kanë bërë në emër të zotit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here