Balliu nga selia e PD: Një parti e bunkerizuar nuk të çon drejt shpresës. Do gjejmë së bashku rrugën drejt bashkimit me çdo demokrat

0
109

Deputeti demokrat Klevis Balliu tha në një lidhje të drejtpërdrejtë nga selia e PD për emisionin ‘A Show’ në Syri Tv se blindimi i selisë nga Lulzim Basha, tregon një njeri që s’ka pasur asnjë arsye logjike për të mbyllur gjithçka për shkak të vetmisë.

Balliu theksoi se sot selia e Partisë Demokratike është e hapur për të gjithë ndërsa shtoi se PD i është rikthyer frymës për të cilën u themelua, për demokracinë, lirinë dhe parimet.

Bunkerizoi PD-në për të gjithë. Ajo përçonte një mesazh politik jo të mirë, mesazh që të çonte drejt depresionin politik dhe mungesës së shpresës. Një parti e bunkerizuar nuk të çon drejt shpresës.”-tha Balliu.

Balliu deklaroi se Partia Demokratike ka hedhur dyert e blinduara dhe ka rënë psikologjia e mbylljes dhe bunkerizimit të kësaj force politike.

“Partia Demokratike u hap për çdo qytetar, çdo demokrat, këtë përçon mesazhin tonë ndaj qytetarëve shqiptarë. Të gjitha dyert kanë qenë të blinduara por sot kanë rënë poshtë. PD i është rikthyer frymës për të cilën u themelua, për demokracinë, lirinë, parimet demokratike dhe hapjen ndaj qytetarëve. Qytetarët jam i bindur se po e marrin këtë mesazh.”-u shpreh Balliu.

I pyetur nëse do të shërbejë e gjithë kjo për një ardhme të besueshme, Balliu është i mendimit se rindërtimi dhe statuti i ri i Partisë Demokratike, është hapja e partisë dhe rikthimi i saj tek vota.

“Mediat e kishin të pamundur të futeshin këtu, sot janë mëse të lira. Kjo ngjarje që i ndodhi PD-së është e trishtë që s’duhet harruar. Nëse harrojmë historinë ajo është e destinuar të përsëritet. Nga kjo situatë mësuam se kur largohemi nga parimet demokratike kalojmë në marrëzi.”-deklaroi Balliu.

Nëse anëtarët e grupit parlamentar të PD janë futur në selinë e PD gjatë këtyre ditëve, Balliu tha se dera është e hapur për të gjithë.

“Mund të hyjë çdo demokrat pavarësisht mendimeve që ka pasur dhe ka sotNe na bashkon qëllimi për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Do gjejmë së bashku rrugën drejt bashkimit me çdo demokrat në gjithë vendin.”-tha Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here