9 urdhër-arrestet për incineratorët, Shano: Maja e ajsbergut, qeveria në dispozicion të projektit

0
102

Prokuroria e posaçme Antikorrupsion ka firmosur edhe 9 urdhra arresti të rinj në lidhje me çështjen e incineratorëve. Po ashtu SPAK i kërkon Kuvendit  arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako.

Në lidhje me këtë eksperti i ekonomisë Dritan Shano, është shprehur se nuk mund të quhet aferë pasi sipas tij e gjithë qeveria ishte në dispozicion të për të çuar përpara planin e incineratorëve.

Për Ora News, me gazetarin Arndold Kariqi, Shano u shpreh se raporti i KLSH në lidhje me këtë çështje ka qenë shumë i qartë që në fillim dhe identifikonte hapat për incineratorët.

Dritan Shano: Unë refuzoj ta quaj aferë, por e quaj një mënyrë të qeverisjes sepse incineratorët janë shprehje tipike se si shteti e shikon si zgjidhje në dispozicion të kontestueshme minimalisht dhe mafioze maksimalisht siç  është rasti i PPV dhe incineratorëve. Brenda një dite u firmosën dhe 17 akte. Gjithë qeveria ka qenë në dispozicion në çuarjen përpara këtij operacioni. Raporti I KLSH-së ka qenë mjaft i qartë që në fillim dhe identifikonte të gjithë hapat, shkeljet e bëra, përgjegjësitë dhe të tjerët.

Sipas tij:  9 urdhër arrestet, përfshirë këtu edhe kërkesën e bërë në Parlament për heqjen e imunitetit të Bllako-s, për mendimin tim janë vetëm maja e ajsbergut.

Ndër të tjera ai tha se edhe pse jemi në krizë qeveria ka prioritetet të tjera.

Dritan Shano: Ne jemi në krizë, por kjo tregon se qeveria ka të tjera prioritet, tjetër vizion për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Kriza që po kalojmë kërkonte një ndërhyrje dhe një qasje tjetër nga qeveria. Qeveria jonë ka një kokëfortësi të madhe në ndjekjen e atij vizioni që çon paratë e mbledhura nga taksat dhe të marra borxh në paketa të mëdha që transferohen nga buxheti i shtetit në duart e privatëve. Qeveria nuk ndalet në harxhimin e parave nga buxheti i shtetit për këto lloj projektesh që i quan jo prioritare, por në rastin e krizës duhet të jetë thelbësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here