Ja çfarë sëmundjesh shëron vaji i ullirit

0
167

Yndyrat që ndodhen në vajin e ullirit janë të lidhura me trurin dhe shëndetin e zemrës, si dhe parandalimin e kancerit. Plus, dermatologët thonë se gratë që ndjekin dieta të pasura me vaj ulliri kanë më pak dëmtime në lëkurë dhe si rrjedhojë më pak rrudha. Vaji i ullirit është një ilaç i vërtetë edhe kundër sëmundjeve të zemrës.
Një studim i publikuar në “Journal of Clinical Nutrition” dhe i zhvilluar nga shkencëtarët spanjollë të Institutit të Onkologjisë në Barcelonë, vë në dukje faktin se si një dietë e përditshme që përmban së paku një lugë të vogël vaj ulliri mund të mbajë larg sëmundjet kardiake dhe vdekjet që shkaktohen prej tyre.

Përfundimet e mësipërme u arritën pas studimi prej 20 vjetësh të dietës ushqimore të ndjekur nga afërsisht 41 mijë europianë.

Edhe pse rezultatet nuk treguan ndonjë dëshmi të rëndësishme në uljen e normave të sëmundjes së kancerit, u vu re një ndryshim i dukshëm lidhur me vdekjet që shkaktohen nga sëmundjet e zemrës, duke konfirmuar ndikimin e dobishme për shëndetin e zemrës të përbërësit kryesor të dietës mesdhetare, vajit të ullirit, i cili sipas studiuesve ka aftësinë të reduktojë rrezikun e krijimit të pllakëzave në gjak dhe falë polifenoleve në përbërje të tij, zvogëlon inflamacionin e organizmit.

Studiuesit vëzhguan sjelljen e të ushqyerit për 40.622 gra dhe burra të moshës nga 29-69 vjeç. Ata më pas ndoqën rrugën e të dhënave për më shumë se 13 vjet, me qëllim që të analizonin efektin që mund të kishte vaji i ullirit në normat e vdekshmërisë. Gjatë periudhës së monitorimit u verifikuan 1915 raste vdekjesh, nga të cilat 956 nga kanceri, 416 nga sëmundjet e zemrës dhe 417 për arsye të tjera.

Duke analizuar më tej lidhjen midis vdekjes dhe shkakut të saj, u zbulua se mes konsumatorëve të rregullt të vajit të ullirit, rreziku i vdekjes nga sëmundjet kardiake zbriste me 44%, sidomos në rastin e personave që konsumonin 2 lugë të vogla në ditë ose rreth 29 gramë vaj ulliri në dietën e tyre të përditshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here