Obama: Bota duhet të bashkohet, të jemi bashkë pavarësisht besimit

0
171

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama reagoi drejtpërdrejt nga Havana e Kupës për sulmet e ndodhura mëngjesin e sotëm në Bruksel. Ai tha se të gjitha shtetet në botë duhet të bashkohen për të mposhtur terrorizimin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se të gjitha kombet duhet të jenë bashkë kundër këtij fenomeni. “Populli amerikan është me popullin belg, qëndrojmë me ta dhe shprehim solidaritetin. Ne duam të bëjmë më të mirën për këtë shtet aleat dhe për të rikthyer drejtësinë. Bota duhet të bashkohet, ne duhet të jemi bashkë, të gjitha kombet pavarësisht besimit. Ne mundemi dhe do ta mposhtim terrorizimin. Ne mundemi!”. Në pjesën tjetër të konferencës, ai foli për marrëdhëniet me Kubën, duke theksuar: “Kam ardhur këtu për t’i shtrirë dorën e miqësisë popullit kuban. SHBA dhe Kuba janë si dy vëllezër por të ndarë. Kuba ashtu sikurse SHBA janë krijuar nga skllevër afrikanë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here