20-vjeçari që u ka mbijetuar tre sulmeve terroriste

0
170

Personi që shikoni në këto foto është Mason Wells, një djalë 20 vjeçar nga SHBA. Orët e fundit është shndërruar në personin më të komentuar në media dhe rrjete sociale.
Arsyeja, vërtet e mistershme: I ka shpëtuar atentateve terroriste plot tre herë me radhë.

Më e fundit ishte dje në Bruksel. Mason Wells, ishte një nga të plagosurit e shumtë të sulmeve në Maelbeek të Brukselit, bashkë me dy kolegët e tij dhe pesë anëtarë të familjes.

Të gjithë ata janë jashtë rrezikut për jetën. Por për Wells ky nuk është rasti i parë që ai i shpëton një sulmi terrorist.

Gati një vit më parë Mason Wells shpëtoi edhe nga një sulm i ngjashëm në Paris, ku humbën jetën 130 persona.

Djaloshi amerikan që është përfshirë në komunitetin mormon, ka qenë i pranishëm dhe i ka mbijetuar edhe sulmit terrorist në Maratonën e Bostonit në vitin 2013.

Lajmi veç habisë admiruese, është komentuar edhe me nota misteri dhe humori. Në rrjetet sociale shtrohet pyetja, se çfarë ka dashur ky i ri në të tre këto ngjarje drithëruese.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here