“Përralla” e Eneda Tarifës shndërrohet në një “makth”?!

0
146

Pritet me nota kritike versioni anglisht i këngës “Fairytale” e Eneda Tarifës

 Ende në prag të evenimentët më të madhe të këngës “Eurovizion”, Shqipëria etikohet se po garon me një këngë të dobët. A do të në penalizojë versioni anglisht i këngës?

 

Menjëherë pas publikimit të këngës së Eneda Tarifës në versionin anglisht të “Përrallë”, ajo ka rënë pre e kritikave duke klasifikuar edhe si video më e keqe e vitit. Faqja më e madhe e parashikimeve të këngëve pjesëmarrëse në Eurovizion, ëiëiblogs.com shfaqet me një titull tronditës për garën e Shqipërisë në këtë eveniment evropian të këngës.  A e ka kthyer Eneda Tarifa këngën e saj “Përrallë” në një makth të ëmbël? Këtë përgjigje kërkon ky blog nga ndjekësit e Eurovizionit duke iu referuar versionit anglisht të këngës të prezantuar pak ditë më parë. “Kur Eneda Tarifa fitoi çmimin në Festivalin e Këngës në Dhjetor, ishte e lehtë të kuptohej se përse shqiptarët e pëlqenin atë. Eneda ka kontroll të plotë mbi zërin e saj të fuqishëm, mund të manovrojë me lehtësi dhe saktësi dhe ka një shkëlqim hollivudian në pamjen e saj,” shkruanin administratorët e faqes. Dhe po ashtu sipas tyre: “Kënga e saj “Përrallë”, ka një potencial të madh duke përcjellë shpirtin dhe dhimbjen duke bërëqë publiku shqiptar vërtetë ta ndjejë atë. Por mesa duket riorganizimin e këngës dhe muzikës të përgatitur për në Eurovizion për shqiptarët është kthyer  nga përrallë në një makth në total. Gjuha e bukur shqipe zëvendësohet me atë angleze, e cila e ka vrarë atmosferën që përcillte kjo këngë.”. Ndërsa ironia e përdorur nga administratorët e këtij blogu shkon edhe më tej duke u shprehur se: ““Gjuha angleze në të cilën është përkthyer kënga, duket se është shkruar vërtetë nga dikush që ende lexon përralla dhe tingëllon shumë e dobët.”.  E ndërsa citohen disa vargje të këngës në gjuëhën angleze, ëiëiblogs.com thotë: “his tale of love, larger than dreams….so many tears, all the craziness and rage, tale of love, the message is love can bring change.”, duke shtuar se sikurse mund ta lexoni ndryshimi nuk është gjithmonë një gjë e mirë. Dhe duke e cilësuar gjithashtu si videon më të keqe të vitit, thuhet se sjellësh një këngë me temën e përrallë, është shumë mirë kur jemi në Eurovizion Junior (për të rinjtë). Por kjo është një garë e madhe dhe version video kështu sikurse paraqitet nuk do të funksionojë. E ndërsa me nota kritke dhe ironizuese është komentuar edhe veshja e përdorur në videoklip ku cilësohet se Eneda Tarifa mban një qilim në kokë që duket si një karton i prerë dhe i pikturuar me llak, një punë që e fëmijët e bëjnë në shkollë në moshën 13 vjeç.  Sipas këtij blogu 50 % e votuesve ndarë mendimin të njëjtë dhe në faqen e tyre të instagramit shumë prej tyre e përshkruajnë këngën si një makth. Në këtë blog së fundi shtrohet pyetja se: “A është “Përrallë”  një ëndërr e ëmbël apo një ankth i bukur? ”. Por po ashtu një tjetër pyetje kërkon një përgjigje dhe ajo është: “ A duhet që Eneda të kthejë versionin e këngës në gjuhën shqipe?”. Festivali Europian i Këngës këtë vit do të zhvillohet në Suedi.

 

 

Mesa duket riorganizimin e këngës dhe muzikës të përgatitur për në Eurovizion për shqiptarët është kthyer  nga përrallë në një makth në total. Gjuha e bukur shqipe zëvendësohet me atë angleze, e cila e ka vrarë atmosferën që përcillte kjo këngë.

 

A është “Përrallë”  një ëndërr e ëmbël apo një ankth i bukur? ”. Por po ashtu një tjetër pyetje kërkon një përgjigje dhe ajo është: “ A duhet që Eneda të kthejë versionin e këngës në gjuhën shqipe?”.

 

Shqipëria  në Junior Eurovizion

Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe në edicionin e 14 të Junior Eurovizion Contes për fëmijë. Një eveniment që gjithashtu do të përcillet nga Radio Televizioni Publik Shqiptar në muajin Maj. Këngët për këtë event do të konkurojnë deri në 15 prill. Një vit më parë Shqipëria u përfaqësua nga Mishela Rapo e cila mori vendin e pestë në natën finale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here