Basha – Nuland: Rama nuk ndahet nga krimi, po pengon Shqipërinë për të ecur para

0
135

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u takua në Uashington me ndimës sekretaren amerikane të shtetit, Victoria Nuland. Zgjedhjet dhe dekriminalizimi ishin dy temat kryesore të bisedës mes tyre. Basha thotë se e informoi zonjën Nuland se Edi Rama nuk ka ndër mend të ndahet nga krimi dhe se kriminelët kërkon t’i përdorë për të kapur dhe prishur zgjedhjet.

“Pata një takim jashtëzakonisht të mirë me Ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit. Diskutuam për sfidat kryesore të Shqipërisë, çështjen e dekriminalizimit, reformë e vlerësuar posaçërisht nga sekretari Kerry në Tiranë dhe zhvillimet shumë negative pas vizitës së sekretarit Kerry në kushtrimin që Edi Rama i dha personave me rekorde të tmerrshme kriminale. Kjo është një shenjë ogurzezë se Edi Rama nuk ka ndërmend të ndahet nga krimi por ka ndërmend ta përdorë përsëri krimin  e në fakt po mbështet te krimi, pasi e ka krimin shpresën e tij të vetme për të kapur dhe prishur zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Duke mos pasur asnjë siguri dhe asnjë shpresë se shqiptaret do t’i besojnë, e duke pasur te gjitha garancitë se shqiptarët do ta ndëshkojnë keqqeverisjen e tij për krimin dhe për korrupsionin.  Kjo vë në dyshim dhe motivet e Edi Ramës për reformën në drejtësi, tani që Komisioni i Venecias e ka bërë të pamundur për të, të kapë drejtësinë, të kapë prokurorin, të jetë vete kryeprokuror dhe kryegjyqtar i Shqipërisë”, u shpreh Basha pas takimit.

Basha premtoi se opozita ka vullnetin dhe vendosmërinë për të dhënë të gjithë kontributin e saj për reformën në drejtësi. Ai preku veçanërisht shqetësimin për zgjedhjet dhe tha se mori mbështetjen nga zonja Nuland, ashtu si gjatë takimit me sekretarin Kerry në Tiranë, për të ndihmuar Shqipërinë të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme si një parakusht për të ecur përpara për zhvillimin e saj  dhe  në rrugën drejt integrimin në BE.

Sipas zyrës së shtypit në PD, artikulimi i fundit i Edi Ramës për reformë apo zgjedhje ka zënë vend në takimin Basha-Nuland. Për liderin e opozitës nuk është tjetër gjë veçse një blof i Edi Ramës, pasi nuk i intereson reforma sipas “Venecias”.

“Diskutuam për këtë impostim qesharak  të qeverisë e cila duket sikur ka interes për reformën në drejtësi por në fakt nuk po bën asgjë për reformën në drejtësi. Ka dy javë që refuzon dialogun politik, pikërisht që të sabotojë reformën në drejtësi sepse nuk i intereson reforma në drejtësi sipas Venecias. Ndaj dhe impostimi o reformë o zgjedhje, nuk është gjë tjetër veçse një blof i Edi Ramës”, thotë Basha.

Basha u takua me senatorin Mark Kirk, Bashkëkryetar i Grupit të Cështjeve Shqiptare në Senatin Amerikan. Zoti Kirk theksoi se korrupsioni i përhapur, papunësia e lartë, krimi i organizuar, ndërmjet të tjerash e pengojnë sot Shqipërinë për të shfrytëzuar të gjithë potencialin e saj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here