Tryeza me 45 forca politike/ Bashkohen partitë e vogla, kundër reformës zgjedhore: Hartojmë kod tonin zgjedhor

0
120

Partitë e vogla ndryshimet në ligjin e zgjedhjeve që ato propozojnë do t’ia përcjellin Kuvendit nëpërmjet deputetes së partisë kristiandemokrate të Mark Frokut, Mirela Ferracakut

Gëzim Saliu

Partitë e vogla ngrenë zërin kundër reformës zgjedhore. Të mbledhura dje në një tryezë të përbashkët, 45 forca politike jo parlamentare dhe disa parlamentare kërkuan që kodi i ri zgjedhor të përmbushë standardet dhe përfaqësimin real të votës së qytetarëve në parlament. Në tryezën e djeshme e cila vjen pas disa formateve të tilla nga partitë e vogla, u shtuan edhe forca të tjera politike si partia Ligj e Drejtësi e Spartak Ngjelës, Aleanca Kuq e Zi e drejtuar nga Kreshnik Spahiu, partia e Legalititetit e kryesuar nga Sulejman Gjana si edhe Balli Kombëtar  me kryetar Adriatik Alimadhin. Tre ishin kërkesat kryesore të partive të vogla: votimi i emigrantëve jashtë vendit, financim i fushatës mediatike nga shteti dhe monitorim e shmangie të financimeve të dyshimta. Në tryezën e partive të vogla u vendos po ashtu që këto të fundit të hartojnë një kod  të tyrin zgjedhor. Ndryshimet në ligjin e zgjedhjeve ato do t’ia përcjellin kuvendit nëpërmjet Mirela Ferracakut, deputetes së partisë kristiandemokrate të Mark Frokut. Po ashtu u vendos që variantin i tyre, përveç komisionit të reformës zgjedhore t’ia përcjellin dhe diplomatëve në Tiranë. Në hartimin e variantit do kontribojnë Avokatët Dhimitër Muslia, Spartak Ngjela, Idajet Beqiri dhe Kreshnik Spahiu. Në 2 Prill drafti do t’i prezantohet tryezës së Partive Politike, Parlamentit, politikës Brenda dhe jashtëparlamentare. “Bëjmë amendametet tona për kodin. Paraqesim kodin tonë dhe themi ky është kodi. Nuk pyesin ambasadat ti dërgosh letra ti por dërgoji kodin. Marrim draftin e rregullojmë draftin biem te gjithë dakort dhe në konsensus për draftin ja japim në dorë parlamentarit dhe shkon me të në dorë parlamentari atje e çon.“-tha avokat Ngjela.

 

Tryeza

Drafti  i partive të vogla përmban disa propozime lidhur me kodin zgjedhor duke vënë theksin tek kërkesa për sistem propocional rajonal me korrektim kombëtar. “Kemi kërkuar sistem zgjedhor proporcional rajonal duhet të shoqërohet me korrektimin kombëtar duke vlerësuar të gjitha votat e shqiptarëve për çdo subjekt politik, administrimin e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet përmes komisionerëve teknik dhe jo politik, të garantohet mbulimi mediatik i fushatës në televizionet kombëtare në mënyrë të barabartë për subjektet politike në garë dhe mbështetja financiare e fushatave të bëhet nga buxheti i shtetit”, tha Eduard Abazi. Ndërkohë kreu i AK-së Spahiu theksoi në fjalën e tij se,: “Votimi në Shqipëri nuk garanton parimin bazë të barazisë në votim për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur”. Dokumenti i firmosur nga partitë e vogla mban firmën dhe të disa partive parlamentare si PBDNJ-ja  e Vangjel Dules, asaj Demokristiane të Nard Ndokës dhe Kristian Demokratëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here