Reuters: Rrezikohet Shqipëria, disa emigrantë janë të prekur nga Hepatiti A

0
148

 

Mundësia e hyrjes në Shqipëri të refugjatëve nga Lindja e Mesme të cilët janë bllokuar në Greqi, sa vjen e po bëhet më e madhe. Kryeministri Rama ka deklaruar qartë se vendi ynë nuk do të pranojë emigrantë, megjithatë mediat greke dhe të huaja shkruajnë se ekziston mundësia dhe ka bisedime sekrete mes Shqipërisë dhe Italisë që vendi ynë të shërbejë si portë hyrëse.   Nga ana tjetër, refugjatët e bllokuar në Greqi tashmë kanë mbërritur shumë pranë kufirit shqiptar, ku disa prej tyre janë strehuar në disa kampe në Konicë, kurse ekziston rreziku se disa prej tyre mund të kenë edhe epidemi, gjë që mund të përbëjë problem nëse hyjnë në Shqipëri.   Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se në kampet e emigrantëve në pikën kufiare ‘Idomeni’ mes Greqisë dhe Maqedonisë, dy prej emigrantëve janë diagnostikuar me hepatitin A.   Ky lloj virusi mund të shkaktojë epidemi, dhe për më tepër në kushtet jo njerëzore që po rrinë emigrantët në Idomeni. Hepatiti A nuk është vdekjeprurës, por sipas ekspertëve të shëndetësisë mund të sjellë pasoja sociale dhe ekonomike në një vend.   Nga ana tjetër shefi i Europolit, Brian Donald ka paralajmëruar se rrjetet e krimit të organizuar dhe trafikantët janë rizgjuar pas krizës së emigrantëve, dhe akuzohen për zhdukjen e mijëra fëmijëve të mitur dhe femrave të vetmuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here