Rama bën bllof me sondazhet e Zaloshnjës për zgjedhjet e parakohshme

0
133

Zgedhjet e parakohshme duket se janë një opsion serioz për Edi Ramën. Pas nxjerrjes në mexhilis të Pandeli Majkos, i cili shfaqet sa herë ka ndonjë qeveri emergjence në horizont, ka hedhur në treg  një sondazh te Ed Zaloshnjës. Zaloshnja është mjaftuar të sondojë vetëm Tiranën urbane dhe sipas tij rezultatet ishin spektakolare.   Në njëmijë të anketuar PS dilte me 47 përqind, LSI me 7.5 përqind dhe PD 39 përqind. Gjithmonë sipas Zaloshnjës e krahasuar me një rezultatet e  zgjedhjeve parlamentare të 2013, PS ka fituar 1 pikë, LSI ka rënë gjysëm pike dhe PD ka rënë një pikë. Pra Edi Rama godet sërish nëpërmjet xhonglerit të sondazhues.   Kërcënon LSI dhe PD të votojnë reformën në drejtësi, se po të shkojnë në zgjedhje do kenë një humbje katastrofike. Sondazhi i Zaloshnjës, vjen menjëherë pas kërcënimit të Majkos si mesazh i Ramës për të detyruar kundërshtarët e tij politikë si në opozitë, por edhe në mazhorancë që të tërhiqen nga kundërshtimet e tyre për vreformën në drejtësi. Dalja e Majkos u interpretua si një gjuhë force, ku kreu i PS pretendon të shkojë në zgjedhje.   Nxjerrja në treg e sondazhit është një vazhdimësi e presionit të Ramës, për të shkuar te qëllimi final. Lind me të drejtë pyetja; nëse Rama do të shkojë në zgjedhje apo do të vazhdojë ti shkojë çdo të mërkurë në zyrë Ilir Metës si të dënuarit që janë me detyrim paraqitje?    Padyshim që të gjitha lëvizjet e djeshme dhe ato të sotme janë një bllof i trashë. Edi Rama nuk bën dot zgjedhje në PS që e ka fitoren 100 përqind të garantuar, jo të vërë në rrezik karrigen kryeministrore. Ai do vazhdojë të paraqitet çdo të mërkurë te Ilir Meta në ora 8 e gjysëm, i qëndruar si uushtar i bindur për çdo kërkesë të këtij të fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here