Çuditë dhe skandalet e Rilindjes nuk kanë të sosur. Përfaqësuesit e Rilindjes tashmë nuk njohin asnjë limit dhe guxojnë të theksojnë në dokumentet zyrtare se janë në gjendje të shkarkojnë funksionarët publikë për arsye partiake.
Çudia kësaj rradhe ka ndodhur në Këshillin Bashkiak Skrapar, ku siç duket dhe në faksimilen e botuar, sekretarja e këshillit bashkiak Myslime Gjoka është shkarkuar me motivacionin “për arsye partiake”. Dokumenti mban firmën e kryetarit të këshillit bashkiak, Skrapar, Partizan Gorçe, ndërsa vendimi është votuar nga shumica Rilindase e këtij këshilli në mbledhjen e tij nr. 10 datë 19.10.2018.
Ky vendim qesharak dhe absurd ka marrë rrugën për në Prefekturën e Beratit, duke kërkuar prej saj konfirmimin dhe më pas zbatimin e tij. E ndërsa shumica rilindase priste që Sektori Juridik i kontrollit të zbatueshmërisë ligjore pranë Prefektit të Beratit të konfirmonte një vendim të tillë, prej Prefektit të Beratit është kthyer një JO e madhe duke i treguar këshillit të paditur se vendime me motivacione të tilla janë tërësisht antiligjore.
Më poshtë është Faksimilja e vendimit të këshillit të bashkisë Skrapar, pjesë nga proces-verbali mbledhjes të këshillit si dhe vendimi i moskonfirmimit nga Prefekti i Qarkut Berat.