Johanes Hahn në Tiranë më 30 mars, reforma në drejtësi do jetë tema e bisedimeve

0
213

Komisioneri për Politikat Fqinjësore dhe Negociatat për Zgjerimin Johanes Hahn do të vijë në Tiranë më 30 mars për të bashkëdrejtuar me kryeministrin Edi Rama tryezën e dialogut të nivelit të lartë mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

Reforma në drejtësi pritet të jetë tema më e nxehtë e bisedimeve.

Në faqen zyrtare të Komisionit Europian theksohet se parapërgatitjet për këtë tryezë janë bërë gjatë një takimi në nivel ekspertësh të zhvilluar në Tiranë në datat 3 dhe 4 mars, një takim i bashkëdrejtuar nga Zj. Michela Matuella, Kryetarja e Njësisë për Shqipërinë dhe nga Sokol Mici, Shefi i Kabinetit për Ministrinë e Integrimit.

Komisioni Europian përmes përfaqësues së saj ka bërë thirrje që reforma në drejtësi do të finalizohet në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe më pas të futet në procedurat parlamentare në kursin e duhur.

Përmes gjyqësorit, Komisioni nënvizon se progresi i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm duhet të demostrohet në të gjitha fushat e tjera, përfshirë arritjen e rezultateve konkrete operacionale në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sikurse në çështjet e të drejtave të njeriut.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here