Kënaqësi të merrja pjesë sot në ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, për një personalitet të shquar të një vendi mik, intelektualit të angazhuar, juristit, muzikologut dhe profesorit të nderuar, Presidentit të Kroacisë në vitet 2010-2015, Prof.Dr. Ivo Josipoviç.
Integrimi i shpejtë i Kroacisë në Bashkimin Europian dhe kontributi i veçantë në këtë proces i Josipoviç, shembull i rëndësishëm që duhet ndjekur për afrimin e Shqipërisë me familjen europiane.