Sulmohet me bomba molotov zyra e Presidentes Jahjaga, policia po heton ngjarjen

0
191

zyra

Rreth orës katër të mëngjesit sot është sulmuar me koktej molotovi objekti i Kuvendit të Kosovës, vend në të cilin gjendet edhe Presidenca.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm zyrat e Presidencës së Kosovës janë sulmuar me bomba molotov. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Prishtinës

“Rasti ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon me hetimet. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe dëmtim i pronës”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënësja e rajonit policor të Prishtinës.

Për momentin policia nuk ka të dyshuar për këtë sulm, ndërsa po punon për zbardhjen e ngjarjes. Zyrat e Presidencës së Kosovës ndodhen në të njëjtën ndërtesë ku është edhe Kuvendi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here