Komisioni i Garancive Statutore i përgjigjet PS: Vendim përfundimtar, për zgjedhjet vendos Kongresi

0
165

Komisioni i Garancive Statutore në Partinë Socialiste i ka kthyer përgjigje 12 antarëve të Partisë Socialiste mes të cilëve dhe Ben Blushi, Arta Dade dhe Mimoza Hafizi për kërkesën e tyre lidhur me disa shkelje të pretenduara prej tyre të statutit.

Sipas interpretimit të bërë nga “gjykata” e Partisë Socialiste lidhur me shqetesimin e artikuluar në publik nga deputeti Blushi për mosmbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Partisë Socialiste si dhe nëse ka legjitimitet kryetari aktual i partisë që i ka përfunduar mandati prej vitit 2013 “Organet politike, individuale apo kolegjiale, që kanë funksione përfaqësimi, janë legjitime deri në zëvendësimin/rizgjedhjen e tyre nga organi i përfaqësuar apo një organ tjetër më i lartë i përcaktuar në Statut.

Por thuhet më tej në dokument në rendin e ditës së Kongresit, në pikën 6 është parashikuar edhe nisja e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të PS.

Kongresi Zgjedhor i thirrur, mund të ndryshojë rendin e ditës së mbledhjes së tij me shumicë votash, si dhe ka të gjitha kompetencat dhe tagrin për të realizuar çdo ndryshim të Statutit, përfshirë mënyrën dhe procedurat e zgjedhjes së organeve qëndrore, nëpërmjet zgjedhjes sipas parimit “një anëtar një votë” apo sipas parimit të zgjedhjes nga organet përfaqësuese. Mënyra e zgjedhjes së Kryetarit të PS është atribut dhe kompetencë e Kongresit të Partisë, nga ku burojnë edhe Statuti dhe Programi.

Komisioni në këtë letër i vlereson si të paranueshme 4 pika të kërkesës ku kërkohet intepretim për pikat e statutit ku sanksionohet parimi i kolegjialitetit në parti, shkeljes prej Asamblesë Kombëtare të PS, të parimit të mbledhjes periodike të detyrueshme, si dhe mbi detyrimin e raportimit dhe të miratimit të burimeve financiare të PS si dhe të shpenzimeve të saj.

Sa i takon papajtueshmërisë së mandatit të sekretareve me postet në kabinetin qeveritar në përgjigjen e komisionit thuhet sese mund të ketë  raste specifike dhe të justifikuara të motivuara nga Asambleja Kombetar

Ky vendim është përfundimtar dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here