Dekoratat me firmë të Ramës, Salianji: Po i’a merrni Presidentit, edhe ato do t’i përdorni për vota?

0
110

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka ngritur disa pyetje në lidhje me projektligjin e qeverisë për të vendosur dekoratat në duart e qeverisë duke i marrë këtë kompetencë Presidentit të Republikës.

Salianji u shpreh se kjo politizon dhënien e dekoratave duke e vendosur atë në duart e një partie politike. “Mendoni ju apo ekspertët që kanë marrë pjesë në hartimin e këtij projektligji që duke i dhënë të drejtën kryeministrit për të dhënë dekorata e politizoni edhe këtë akt. Duke marrë rastin e fundit që ai sot merr edhe politizon edhe medaljet e sportistëve që dalin kampionë.

Pse duhet t’i merrni Presidentit të Republikës një akt në emër të Republikës. Edhe dekoratat doni të politizoni?! Edhe me dekorata doni të merrni vota? I jepni të drejtë edhe ministrave të Brendshëm dhe të Mbrojtjes për të dhënë dekorata.

Në dokumentin që keni sjellë përcaktoni edhe numrin e dekoratave. Si e përcaktoni ju kush janë njerëzit që spikasin apo kanë merita të veçanta. Si përcaktohet, si e keni vendosur numrin për këtë çështje. A keni ju konsultuar edhe me jurist apo presidentin e republikës për t’u shprehur për këtë çështje?

A është cenim i kompetencave që sot e ka Presidenti i Republikës? A keni pasur ju kontakt, pse sot nuk kemi përfaqësues nga presidenti i republikës kur cenohet në mënyrë të drejtpërdrejt një nga kompetencat e tij?”, u shpreh ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here