Aksident në aksin Tiranë-Durrës, vdes në pritje të ambulancës

0
256

https://youtu.be/_wsUxTYR-8Q

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Një person është përplasur nga një makinë teksa tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës, pra trafikndarësen. Përplasja ka qenë fatale, pasi këmbësori ka ndërruar jetë në pritje të ambulancës dhe policisë, të cilat sipas të pranishmëve, janë vonuar.
“Askush nuk erdhi për ta ndihmuar, policia vjen pas 30 minutave dhe ambulanca pas një ore dhe askush nuk e dinte nëse është i vdekur apo i gjallë”, ka thënë një nga të pranishmit në vendngjarje.
Ai tha më tej për Jetaoshqef.al se, kalimtari është përplasur dhe më pas është marrë zvarrë nga shpejtësia e madhe.
“Kalimtari po rrinte, nuk po kalonte akoma, u ruajt pak dhe pastaj në fillim e kapi lehtë makina pastaj e mori zvarr nga shpejtsia madhe rreth 200 metra zvarr a me shumë. Dhe askush nuk erdhi per 40 minuta qe policia ishe aty pran e nuk erdhi”, u shpreh ai.
Ndërsa policia bën me dije se drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është Orges Sina, i cili është dërguar në komisariat për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Shikoni videon, e cila tregon momentet pas aksidentit dhe thirrjet e të aksidentuarit për ndihmë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here