Rrëfehet Pine nga burgu, “merr me vete” 12 vetë

0
275

Admir Tafilit dhe bashkëpuntorët e tij në vrasjet me pagesë, dalin sot në gjyq, në Gjykatën e Krimeve të Rënda. 13 vetë janë marrë të pandehur për organizimin e vrasjeve me porosi nga burgu.

Prokuroria ka ngritur akuza për 13 persona të këtij grupi, ndërsa sot në gjyq bashkë me Tafilin ishin edhe tre të akuzuar të tjerë. Mësohet gjithashtu se si provë për Tafilin do përdoret dëshmia e Kristi Pines.

Akuzat e prokurorise
Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin ndaj të pandehurve në Shkurt 2015, në bazë të informacionit të referuar nga Policia e Shtetit.

Në përfundim të hetimeve, nga ana e Prokurorisë janë ngritur akuzat, si më poshtë:

  1. Admir Tafilaj akuzohet për:

– “Vrasje me paramendim”;

– “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;

– “Vetëgjyqësi”;

– “Krijimi i Grupit të strukturuar kriminal”; dhe

– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

  1. Kristi Pine, akuzohet për:

– “Vrasje me paramendim”

– “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;

– “Prodhimi dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;

– “Krijimi të Grupit të strukturuar kriminal”; dhe

– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

  1. Elson Merdani, akuzohet për:

– “Vrasje me paramendim”;

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, dy herë;

– “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;

– “Krijimit të Grupit të strukturuar kriminal”; dhe

– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

  1. Dritan Peksani akuzohet për:

– “Vrasje me paramendim”.

  1. Alfred Qefalia,

-“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”

– “Prodhim dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.

  1. Adrian (Isuf) Uzuni akuzohet për:

-“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;

– “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.

  1. Klajdi Shermadhi, akuzohet për

-“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;

– “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.

  1. Aleksandër Gora, akuzohet për:

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;

– “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

  1. Fatos Koka, akuzohet për:

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

  1. Albano Beqiraj, akuzohet për:

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

  1. Dhimitër Zito, akuzohet për:

– “Moskallzimi i krimit”.

  1. Kalem Hyka akuzohet për:

– “Vetgjyqësi” kryer në bashkëpunim.

  1. Besnik Daci akuzohet për:

– “Vetgjyqësi” kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda rezultoi se grupi i personave merrte porosi dhe ka realizuar vrasje, disa të mbetura në tentativë, në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave.

Në bazë të hetimeve, ka rezultruar se të pandehurit Admir Tafilaj, Kristi Pine, Elson Merdani dhe Dritan Peksani, në baashkëpunim, kanë kryer veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Ibrahim Mani, ngjarje e ndodhur në 25.06.2014, në Shkodër.

Po ashtu, të pandehurit Alfred Tafilaj, Kristi Pine, Ardian Ozuni, Alfred Qefalia dhe Klajdi Shermadhi në bashkëpunim midis tyre kanë kryer veprën penale të “Vrasjes me paramendim mbetur në tentativë” të shtetasit Edmond Cakmashi”, ngjarje e ndodhur në dt. 05.11.2013.

Të pandehurit Admir Tafilaj, Kristi Pine, Aleksandër Gora, Elson Merdani kanë konsumuar veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasit Leonard Murati. Këta persona kanë planifikuar vrasjen e shtetasit Murataj, por nuk kanë mundur ta kryejnë, pasi është vrarë më parë nga persona të tjerë, për të cilët po vijojnë ende hetimet.

Të pandehurit Kristi Pine, Fatos Koka, Elson Merdani dhe Albano Beqiraj në bashkëpunimm midis tyre kanë kryer veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasit Majlind Lila, në Dhjetor 2014.

Të pandehurit Kristi Pine, Admir Tafilaj, Alfred Qefalia dhe Ardian Ozuni kanë kryer veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Të pandehurit Admir Tafilaj, Kalem Hyka dhe Besnik Daci në bashkëpunim midis tyre kanë kryer veprën penale të “Vetgjyqësisë”, pasi i kanë marrë në mënyrë jashtë-ligjore një shumë parash shtetasit P.B, i cili ua kishte borxh Hykës dhe Dacit.

Ndërsa i pandehuri Dhimitër Zito ka kryer veprën penale të “Moskallzimit të krimit”, pasi ka qenë i pranishëm në momentin kur, me vetëgjyqësi, i janë marrë një shumë parash shtetasit P.B.

Nje pjese nga rrefimi i Kristi Pines

Vrasja e Ibrahim Manit

Prokuroria thotë se për këtë vrasje kanë bashkëpunuar Kristi Pine, Admir Tafilaj, Elson Merdani dhe Dritan Peksani. Vrasja ndodhi më 25 qershor 2014 në Shkodër. Nga hetimi dyshohet se vrasja mund të jetë kryer për motiv hakmarrjen mes familjeve Mani dhe Prroni nga Shkodra pasi Ibrahim Mani ka qenë në hasmëri me familjen Prroni nga fshati Oblike, pasi në vitin 1993 Shuaip Prroni ka vrarë me armë zjarri Hysni Manin (vëllai i Ibrahimit). Pas disa vitesh, Shemsi Mani (babai i Ibrahimit) ka vrarë Shuaip Prronin. Familja Prroni ka dashur të marrë hak ndaj Shemsi Manit, por ky i fundit ka vdekur për shkaqe natyrale dhe në këto rrethana, Tarzan Prroni, i biri i Shuaip Prronit, ka dashur të vrasë vëllain e Shuaipit, Brahim Manin. Për këtë vrasje dyshohet se ai ka kontaktuar në burg me Admir Tafilajn, me të cilin ka njohje për të porositur këtë vrasje. Po ashtu, vrasja mund të jetë kryer dhe për shkak të faktit se Admir Tafilaj ka pasur dyshime se Ibrahim Mani mund të ketë dhënë informacion te shtetas të tjerë me të cilët Admiri dhe familja e tij kanë hasmëri. Mësohet se Admir Tafilaj ka porositur Kristi Pinen për të realizuar vrasjen e Ibrahim Manit, i cili është vrarë më datë 25 qershor 2014. Pine ka siguruar armët nga Elson Merdani (kunati i Admir Tafilaj) i cili ka qenë në dijeni të planit për vrasjen e Ibrahim Manit. Armët i janë dhënë në Tiranë. Në deklarimet e tij, Kristi Pine, midis të tjerave shpjegon se: “…Një ditë, në muajin maj 2014, unë kam shkuar në Tiranë dhe jam takuar me Elson Merdanin. Elsoni më ka thënë se kishte një porosi nga Admir Tafilaj për të vrarë një person në Shkodër dhe më pyeti nëse isha dakord që ta vrisja unë. Ai më tha se ishte një vrasje dhe paguheshin pak lekë, por ishte vrasje e thjeshtë që do bëhej në këmbë dhe jo me makina apo motorë. Elsoni nuk më tha se kush ishte apo ku rrinte në Shkodër, por unë kam rënë dakord. Elsoni më tha që të mos e vrisja mendjen për armë apo për lekë… Unë Elsonin e kam takuar dhe pasi u përshëndetem, ai më ka dhënë një çantë të zezë shpine dhe më dha dhe disa lekë se ishin porosi e Admirit. Ai më pas u largua… Aty kam hapur çantën dhe kam parë që brenda kishte një pistoletë tip “Zastava” me fishekë të cilët nuk ishin të vendosur në krehër. Ajo kishte dhe një silenciator që ia kam montuar në shtëpi…”. Pine ka dëshmuar se për të kryer njohjen e personit dhe gjetjen e banesës në Shkodrës, Admir Tafilaj dhe Elson Merdani e kanë lidhur Kristi Pinen me Dritan Peksanin. Pasi ka shkuar në Shkodër, Kristi është takuar me Merdanin dhe ky i fundit i ka treguar banesën e Ibrahim Manit, mjetet që përdorte dhe e ka informuar mbi oraret e lëvizjes së tij. “…Ai m’u prezantua si Tani dhe ishte djali i tezes së Admir Tafilajt. Më pas ne kemi lëvizur në lagjen ku banonte ai, duke bërë xhiro në atë zonë. Ai më pyeti nëse kisha folur me Admirin dhe unë i thashë që po. Ai atëherë më ka thënë se duhej të vrisja një person, i cili ishte fqinj me vetë Tanin. Ky person quhej Ibrahim dhe punonte si murator. Ai më tha se Ibrahimi lëvizte me motor, dilte nga shtëpia rreth orës 07.00 dhe kthehej në orën 18.00 nga puna. Ai kishte dy ose tre fëmijë. Ne kemi kaluar afër shtëpisë së Ibrahimit me makinë ku Tani më tregoi shtëpinë dhe rastësisht ka qenë në oborr edhe personi që do të vritej. Unë e kam fiksuar këtë person, i cili ishte i thinjur, i gjatë, pak i shëndoshë. Ne kemi vazhduar lëvizjen me makinë ku Tani më tregonte rrugën në të cilën duhej të ikja, pasi të kryeja vrasjen. Ai më ka treguar edhe shtëpinë e xhaxhait të Admir Tafilajt e cila kishte kamera vëzhgimi, ndaj duhej të bëja kujdes kur të ikja, por gjithsesi meqenëse ishte xhaxhai i Admirit, ishte njeriu i tyre. Kjo baneseë ishte rreth 100 metra nga banesa e Ibrahimit. Më pas ne kemi shkuar në shtëpinë e Tanit që ishte rreth 150 metra nga shtëpia e Ibrahimit, afër banesës së xhaxhait të Admirit. … Edhe kësaj radhe Tani erdhi me makinën e tij Mercedes katërfenerësh blu e errët. Nga aty, Tani më ka marrë dhe më ka treguar edhe një herë zonën, rrugicat ku kishte kamera, rrugët nga do hyja dhe nga do dilja. Në momentin që kemi kaluar serish te shtëpia e Ibrahimit, e kam parë sërish këtë person, i cili po ndërtonte katin e dytë të shtëpisë së tij dhe ishte duke suvatuar një faqe, i hipur në një skelë. Tani më ka thënë se Ibrahimi pinte kafe shpesh në një lokal përballë një karburanti afër hotel ‘Argenti…’. Sipas akuzës, Pine ka kryer njohjen me fotografi të të Elson Merdanit, si personi që ka takuar në Shkodër, që i ka treguar banesën dhe personin që do të vriste. Gjithashtu nga analiza e tabulateve telefonike rezulton se ditën e ngjarjes dhe ditën që Pine ka shkuar në Shkodër për të kryer vrasjen, por arma nuk ka funksionuar, ka pasur biseda telefonike midis Admir Tafilit dhe Elson Medanit.
Mësohet se Pine ka shkuar te banesa e viktimës i cili ka qenë në oborr duke punuar së bashku me të shoqen. Sikurse deklaron vetë shtetasi nën hetim, në një moment kur e shoqja ka hyrë brenda, i ka thirrur me emër dhe në momentin që Ibrahimi ka kthyer kokën dhe është përgjigjur ai e ka qëlluar tre herë me pistoletën me silenciator që kishte me vete dhe është larguar. Disa metra larg nga vendi i ngjarjes, autori ka hequr një palë tuta, brenda të cilave kishte dhe një paketë Slims dhe i ka hedhur. Të njëjtin mekanizëm ngjarje e shpjegon dhe bashkëshortja e Ibrahim Manit, dëshmitare okulare, Lirije Mani, e cila ka shpjeguar se një ditë para ngjarjes dhe ditën e ngjarjes pranë banesës së tyre ka kaluar disa herë një shtetas i ri, i cili ka vëzhguar në drejtim të oborrit dhe burrit të saj. Ditën e ngjarjes, ai pasi ka ardhur pranë gardhit, i ka thirrur me emër burrit të saj dhe në momentin që ai është përgjigjur dhe kthyer në drejtim të këtij shtetasi, ai e ka qëlluar dhe është larguar me vrap.

Tentativa e vrasjes së “Çakos”

Admir Tafilaj, në muajin gusht të vitit 2014, i ka kërkuar të pandehurit Kristi Pine që të takohej me Alfred Qefalinë, pasi ai kishte një punë. Pine nuk ka dashur ta takojë Qefalinë pasi ka kuptuar që bëhej fjalë për të kryer një vrasje, pasi ai ishte ende shumë i tronditur nga vrasja që kishte kryer në Shkodër. Pas këmbënguljes së Admirit, e ka takuar dhe Alfredi i ka kërkuar që të realizonin një vrasje bashkë të një personi dhe për këtë paguheshin 15 000 euro. Kristit i janë dukur shumë pak dhe për këtë nuk ka pranuar, por Admir Tafilaj i ka kërkuar përsëri që të shkonte dhe ta takonte Qefalinë.
Ka rezultuar se këtë vrasje e ka kryer pasi ia ka kërkuar Alfred Qefalia. Për këtë vrasje, do të paguhej 15 000 euro. Qefalia ia ka treguar fizikisht Edmond Çakmashin që ishte banor në lagjen Shkozë. Për këtë ata kanë shkuar disa herë në këtë lagje ku kanë fiksuar banesën, mjetin me të cilin lëvizte ky shtetas që ishte tip Audi, vendin ku e parkonte dhe kohën ku dilte ose hynte në banesë. Ditën e ngjarjes Ardian Ozuni, i thirrur “Cufe”, ka lënë një mjet tip “Fouristradë” në Farkë me të cilën autorët do të afroheshin dhe largoheshin pas kryerjes së krimit. Gjatë gjithë ditës që është realizuar krimi kanë qëndruar te lokali i quajtur “Las Palmas”, në pronësi të shtetasit Ardian Ozuni, i thirrur Cufe. Tentativën e parë për të vrarë Edmond Çakmashin, Kristi Pine e kanë bërë në datën 3 shtator 2014 kur ka shkuar se bashku me Alfred Qefalinë dhe Klajdi Shermadhin. Sipas marrëveshjes vrasjen do ta kryente Klajdi dhe Kristi me Alfredi do ta shoqëronin. Por kur kanë shkuar pranë banesës së Edmond Çakmashit, Kristi dhe Alfredi kanë parë që Klajdi ishte shumë i emocionuar dhe i dridheshin duart kur mbante armën në dorë. Në këto kushte, Kristi dhe Alfredi e kanë lënë Klajdin në mjet dhe kanë shkuar për të kryer ekzekutimin. Por duke qenë se Alfredi ka ngatërruar rrugën për te banesa e Edmondit janë vonuar dhe kur kanë shkuar kanë konstatuar që Edmondi kishte hyrë në banesë, pasi mjeti i tij ishte i parkuar para banesës.
Ditën e ngjarjes, Ardian Uzuni, i thirrur “Cufe”, ka lënë një mjet tip “Fuoristradë” në Farkë me të cilën autorët do të afroheshin dhe largoheshin pas kryerjes së krimit. Gjatë gjithë ditës që është realizuar krimi, kanë qëndruar te lokali i quajtur “Las Palmas”, në pronësi të Ardian Uzuni, i thirrur Cufe, dhe në orën 19:30 Kristi Pine, Alfred Qefalia, Ardian Uzuni dhe dhëndri i tij, Dhimitër Zito, janë nisur për në Farkë te vendi ku kishin lënë mjetin “Fuoristradë” me automjetin “Benz” të Ardian Uzunit. Alfredi dhe Kristi kanë zbritur nga mjeti dhe kanë shkuar dhe marrë “Fuoristradën” për të shkuar në Shkozë ndërsa shtetasi nën hetim Ardian Uzuni dhe dhëndri i tij janë kthyer për në lokal. Rreth orës 09:00 të mbrëmjes kanë qenë te nënstacioni në Shkozë pranë banesës së shtetasit Edmond Çakmashi. Kristi ka pasur me vete një armë tip “Zastavë” dhe Alfredi një pistoletë tip “Bereta” të dyja me selenciator që ua kishte dhënë Ardian Ozuni. Kristi Pine ka zbritur nga mjeti, ndërsa Alfredi ka pritur në mjet, dhe ka shkuar midis pallateve ku rastësisht ka parë mjetin e personit që do të vriste i cili po fliste me telefon. Sapo e ka parë Kristin ky person ka ndezur dritat e mjetit. Kristi ka vënë dorën në fytyrë për të mos u verbuar dhe kur ka kaluar pranë mjetit ka parë targën për t’u siguruar nëse ishte mjeti i duhur. Pasi është siguruar, ka shkuar pas një pallati ka vënë në dorë dorezat ka mbushur pistoletën dhe është kthyer në të njëjtën rrugë duke u afruar te makina nga krahu i shoferit. Personi ishte ulur në sediljen e timonit, mbështetur dorën në derë dhe po fliste në telefon, xhami i hapur dhe dëgjohej muzika e mjetit. Shtetasi Kristi Pine ka qëlluar disa herë në drejtim të kolonës së mesit të mjetit duke pretenduar se nuk kishte për qëllim ta vriste personin. Pas këtij momenti Kristi është larguar me vrap për te mjeti ku e priste Alfredi dhe së bashku janë larguar me mjet në drejtim të Farkës ku e kanë lënë mjetin në një vend dhe më pas kanë ecur në këmbë disa kilometra dhe kanë shkuar në banesën e Alfredit kë kanë fjetur atë natë. Pine komunikon me Tafilajn. Kristi e sqaron Admirin për kryerjen e vrasjes, në tentativë, dhe i thotë se porositësi nuk i kishte dhënë shumën e premtuar. I shpjegon që ka komunikuar me Alfred Qefalinë, por ky i fundit i ishte shmangur duke i thënë që porositësi i vërtetë ka ikur në Sarandë. Prandaj kërkon dhe ndërhyrjen e Admirit. Biseda e dytë bën fjalë për faktin që pasi është kryer vrasja, në tentativë, nuk është kryer pagesa prej 7500 euro shtetasit nën hetim Kristi Pines dhe për këtë ai kërkon ndërhyrjen e shtetasit të dënuar, Admir Tafilaj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here