Dënohen me burg të përjetshëm 3 vrasësit e dy grave të moshuara

0
169

Janë dënuar me burg përjetë tre të akuzuarit për vrasjen e dy grave të moshuara Gjinovefa dhe Elsa Vava. Gjykata e Durrësit e dha vendimin për të pandehurti Indrit Shaqja, Vilson Elmazi dhe Artur Kaçanolli pasi dëgjoi palën mbrojtëse. Krimi është marrë përsipër nga Indrit Shaqja, por gjykata thotë se edhe dy të tjerët kanë marrë pjesë në krim. Dy të moshuarat u lidhën këmbë e duar dhe u mbytën me qese plastike në kohë, gjatë një tentative grabitjeje të ndodhur shtatorin e vitit 2014. Artur Kaçanolli është nipi i njërës nga viktimat dhe sipas tij, ato mbanin në shtëpi sende floriri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here