8 Marsi/ Berisha bashkëbisedon me gra nga familje të persekutuara

0
98

Kryedemokrati Sali Berisha, në kuadër të 8 Marsit zhvilloi një bashkëbisedim me vajza dhe gra të familjeve të persekutuara nga Shkodra.  Për Sali Berishën, Shkodra  në dekada do të mbetet simbol i qëndresës për dinjitet, ndërkohë argumentoi se qeveria Rama prej 10 vitesh e ka izoluar metropolin verior në aspektin e investimeve.

 Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  ka zhvilluar një bashkëbisedim me gra dhe vajza të qarkut Shkodër. Berisha e cilësoi vendimtar rolin e grave dhe ish të përndjekurve në përmbysjen e regjimit dhe nisjen e proceseve demokratike në Shqipëri, teksa theksoi se shqiptarët me votë të lirë do të mbrojnë pluralizmin. Berisha tha se martirja e parë në Shkodër është nëna që u muros në kalanë e Rozafës. Për kryetarin e PD, Shkodra në dekada do mbetet simbol i qëndresës për dinjitet, ndërkohë argumentoi se qeveria Rama prej 10 vitesh e ka izoluar metropolin verior në aspektin e investimeve.

Në përfundim të takimit, kryedemokrati vendosi tu dhuronte trëndafila të bardhë zonjave shkodranë, teksa së bashku kënduan këngën “Lulebore”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here