Mogherini: Çlirohuni nga e shkuara, sot arritëm konsensus

0
196

 

Ftesa e Federica Mogherinit, për ta çliruar vendin nga e shkuara dhe për ta lënë vendin të anëtarësohet në BE, do të mbetet vetëm një dëshirë e parealizueshme nga Tirana. Së paku, këtë dëshmoi sot politika, që më qendrime krejtësisht të kundërta, vonoi për orë të tëra finalizimin e negocitatave për aktet nënligjore të dekriminalizmit, aq sa në fund e bënë thuajse të pabesueshme konsensusin.

Një fjalim i menduar mirë dhe mesazhe të drejtpërdrejta përpapa deputetëve shqiptarë që me sa duket ua kanë diagnostikuar me kujdes sëmundjet në Bruksel.

Mogherini: “E di që politika vuan mungesën e një dialogu të thellë mes partive. Unë vij nga një vend që ka  përvojë në këtë fushë. Unë e di që është tmerrësisht e vështirë për tu arritur. Për shumë kohë në vendin tim në Itali kemi vuajtur të njëjtën sëmundje. Debati politik është i orientuar nga ofendimet. Por ka interesa më kyçe sesa ato të partive politike dhe janë interesat e qytetarëve”.

Pa u shpërndarë gjurma e largimit të avionit të italianes Mogherini, politikanët shqiptarë vazhduan me ngërçet e tyre për marrëveshjen e dekriminalizimit dhe për orë të tëra mosbesimi nuk e mundësoi dialogun.

Që prej orës 10:00 kur ishte parashikuar mbledhja e Këshillit të Mandateve deri në orën 14:00 kur u finalizua marrëveshja mes partive, palët politike u mblodhën dhe ndanë disa herë në negocita dhe qëndrime që ishin aq të kundërta, sa e bënë të vështirë të besojë se më së fundi pakti ishte arritur.

Por, entuziami i dakordësisë u shua menjeherë sapo u ulën kartonat e miratimit të akteve të dekriminalizimit, pasi opozita e la sallën e Kuvendit për shkak të kushteve që i ka venë shumicës.

Me sa duket ftesa e Federica Mogherinit, për ta çliruar vendin nga e shkuara dhe për ta lënë vendin të anëtarësohet në BE, do të mbetet vetëm një dëshirë e parealizueshme nga Tirana.

Mohgerini: “Ftesa ime për ju dhe sugjerimi im për ju, çlirohuni nga ajo pjesë e së shkuarës që bllokon të ardhmen tuaj, silleni Shqipërinë në BE, këtë ja keni detyrim shqiptarëve dhe kështu i detyroheni të gjithë Europës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here