Ky vend nuk bëhet më, duhen rinovuar drejtuesit!

0
162

Universitarët po provokohen rëndë duke i ndëshkuar të pranojnë të drejtohen me “të komanduar”, ushtarakë pa uniforma, për një periudhë ta pacaktuar, si në kazermat ushtarake, me komandantë, që për turp, mund të caktohen pa asnjë kriter, mund të kenë qenë edhe të dënuar, trafikantë, pa asnjë gradë shkencore, me formim nga kurse dhe shkolla me provime të marra pa ardhur në provim, me diploma fallco, madje edhe ndoshta analfabetë, apo me provime të marra pa qenë asnjë ditë në mësim. Asnjë ditë po ju them, le ta dëgjojë kush të dojë. Ka dëshmitarë për këtë. Asnjë pengesë normative për të gjithë këta !

Po ranë universitetet, ra cdo shpresë për Shqipëri të lirë, progresive dhe për shqiptarët. Paskësaj, poqese edhe kjo kalon, ikni ku të doni, ky vend nuk bëhet! Fjala e lirë mbaron krejt.

Ne duam të zbatohet ligja dhe të zgjedhim lirisht e të rinovojmë drejtuesit tanë !

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here