Rusja e arrestuar pas ngjarjeve në Uzinën në Gramsh, dërgohet me urgjencë nga burgu në spital

0
156

Rusja Svetlana Timofeeva e arrestuar për sulmin në uzinën ushtarake të Gramshit është dërguar në spital. Mësohet se Timofeeva është dërguar në spitalin e burgut për arsye shëndetësore.

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet që 33-vjeçarja ka kërkuar që të qëndrojë në spitalin e burgut. Ndërkohë që për të ruajtur Timofeeva është dërguar një grup sigurie nga burgu i grave.

Timofeeva u la në burg nga gjykata e Elbasanit pasi dyshohet si e përfshirë në incidentin e Gramshit të 2 gushtit. Të huajt u arrestuan pas incidentit në Uzinën e demontimit të armëve në Gramsh teksa tentuan të fotografojnë objektin ushtarak.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here