LSI kompani konsulence amerikane për problemet në vend dhe transparencën

0
139

Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë si konsulente një kompani amerikane për çështjet madhore të saj, siç është reforma në drejtësi apo çështje të tjera që kanë të bëjnë me transparencën, zhvillimin ekonomik të vendit, çështje të sigurisë, politikat e zhvillimit bujqësor, etj. Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili theksoi dje se partia ku ai bën pjesë është e vetmja që ka kryer një proces transparence për financimet e saj. Për këtë arsye, kjo partia ka kontraktuar për një periudhë disamujore edhe kompaninë amerikane. “LSI është e vetmja parti politike në vend , e cila ka iniciuar një proces transparence të financave të saj, të cilat janë publike në faqen zyrtare të LSI-së. Për shkak të kësaj transparence ju jeni të njohur me buxhetin e LSI dhe zërat e ndryshëm të tij. Në këtë kuadër, ju bej me dije se ka pasur një ndryshim të buxhetit të LSI-së brenda ekuilibrave të buxhetit që ne kemi. LSI ka vendosur që për një periudhë të shkurtër disamujore të asistohet nga një kompani konsulence e mirënjohur amerikane, Global Security and Innovative Service. Kjo kompani do të këshillojë LSI-në për një periudhë të shkurtër, në mënyrë të veçantë për çështjet madhore”, tha ai. Më tej Vasili theksoi se kompania do të bëjë edhe sondazhe të ndryshme për të qenë sa më afër shqetësimeve të qytetarëve. “Janë çështje që kërkojnë një asistencë dhe një këshillim të kualifikuar. Për këtë LSI ka vendosur që të asistohet në nivelin më të mirë të mundshëm dhe për këto arsye brenda buxhetit që ajo disponon, ka vendosur që të vërë një pjesë të këtij buxheti, ta shpenzoje për këshillim te kualifikuar dhe sondazhe mbi çështje me ndjeshmëri të lartë publike. Konsulenca nga kjo kompani e mirënjohur bëhet për të qenë gjithmonë e më koherente në politikat dhe në çështjet që shqetësojnë vendin, ku siç theksova dominojnë reforma në drejtësi dhe çështjet e zhvillimit ekonomik, por dhe ato të sigurisë”- u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI-së.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here