Basha: 11 vjet kryetar bashkie, Rama e ktheu Tiranën në geto betoni

0
147

Kreu i PD, Lulzim Basha denoncoi dje ndërtimet që kryeministri Rama ka bërë kur ka qenë në krye të bashkisë së Tiranës. Në një postim në rrjetin social FB, Basha kujtoi disa nga projektet e Ramës, të cilat sipas tij i ka betonizuar, duke theksuar se kreut të qeverisë i ka mbetur të ndërtojë piramidën e tij, por kjo tha Basha nuk do t’i lejohet. “11 vjet kryetar bashkie e la Tiranën pa plan urbanistik, krijoi geto të përjetshme betoni për të ndjekur ambicien e tij të çmendur, krijoi 200 milionë euro pasuri me lejet e ndërtimit. Si te Komuna e Parisit, me qindra pallate ngjitur me njëri-tjetrin, pa marrë parasysh kush do jetojë, çfarë ka nevojë qytetari, por thjesht duke planifikuar metrat e hyrjet për t’i bërë llogari bankare në vende “Off- shore”. Sa për të tjerat: gropën e Hajdin Sejdisë e la të qelbet 11 vjet, 11 metra nga zyra e tij, Zogun e Zi deshi ta betonizonte, sheshin “Skënderbej” e ktheu në gërmadhë për 2 vite e gjysmë. Sot si kryeministër, vazhdon njësoj. Po bëhet gati ta mbushë Parkun e Liqenit me beton, aty ku asnjë mendje nuk ka shkuar deri më sot. Kjo është e vërteta e një kryeministri që rras në burg hallexhiun që rregullon çatinë e avllinë, por vetë nuk pyet as për ligj, as për rregulla. Ka mbetur të ngrejë dhe piramidën e tij, po këto plane do t’i bëhen hi shumë shpejt. Ka ikur koha e faraonit është dita e qytetarëve”, shkruante Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here